kumanova

Ngjarjet e Kumanovës, Greqia ekstradon ish-kreun e antiterrorit maqedonas

Postuar në 25 Maj, 2017 14:48

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë greke vendosi ekstradimin në Maqedoni të 30-vjeçarit, Dergian Vukoviç, ish-komandantit i Njësisë Speciale të Antiterrorizmit që udhëhoqi operacionin kundër grupit shqiptar të Kumanovës në 9 Maj 2015. 
Kolegji pranoi rekomandimin e Zv/ Prokurorit, Panagiotis Karagiannis dhe refuzoi kërkesën e 30 vjet për mosekstradim. 
Në shtator të 2016-ëe ai u arrestua nga autoritetet maqedonase pasi në makinën e tij u gjet një "bombë M93 dhe 805 gram marihuanë", por megjithatë u arratis dhe shkoi në Greqi, ku u kap nga policia greke. 

Zaev përafron vizionin për gjuhët me Gruevskin. Ligj për shqipen, por jo gjuhë e dytë zyrtare

Postuar në 10 Mars, 2017 18:58

Zoran Zaev, kreu i LSDM-së dhe pretendent për kryeministër i Maqedonisë, ka publikuar programin e tij qeverisës. Sipas mediave shqip në vendin fqinj, programi përbën një hap poshtë Platformës Shqiptare sa i përket gjuhës shqipe duke pranuar si kriter prezencën e popullsisë në territor.

Kurthi i Kumanovës (Video)

Postuar në 25 Prill, 2016 00:46

Ky dokumentar i është kushtuar betejës dy ditëshe mes disa luftëtarëve nga Kosova dhe forcave policore maqedonase në Lagjen e Trimave në vitin 2015... Pamje ekskluzive janë transmetuar nga emisioni “Zona Express”, në dokumentarin me titull “Kurthi i Kumanovës"

Cili është roli i Tiranës zyrtare në ngjarjet e Kumanovës?

Postuar në 13 Dhjetor, 2015 16:56

Tirana zyratre kërkoi hetim ndërkombëtar për ngjarjet e Kumanovës që rikthyen klimën e luftës në Maqedoni, por kjo kërkesë tashmë është lënë në harresë. Tirana zyrtare kërkoi madje edhe një Marrëveshje të re, pasi vlerësoi se Kumanova provonte dështimin e Marrëveshjes së Ohrit, por edhe ky propozim është lënë pas. Tirana zyrtare aludoi për presion ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe edhe kjo kartë u la sërish në harresë.

Subscribe to RSS - kumanova