Frikë për konfrontim në Maqedoni. Gruevski kërkon zgjedhje të parakohshme
Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE, ka kërkuar që me zgjedhjet lokale që mbahen së afërmi në Maqedoni të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Sipas kësaj partie prioritarizimi i platformës shqiptare ka ndryshuar raportet shtetërore dhe qytetarët kanë dalë në plan të dytë.
Paralel me këtë qëndrim politik, duket se Gruevski ka mobilizuar edhe njerëzit e vet duke krijuar klimë tensioni dhe pasigurie. Kjo aq sa edhe kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, nuk jep shumë siguri nëse në vend nuk do të ketë përplasje fizike.
“Frika ekziston dhe të gjithë jemi të frikësuar nga ajo gjë, por unë jam i sigurt se ajo nuk do të vijë. Nëse do duhej të kishte ndodhur kjo do të kishte ndodhur shumë më herët. Me shumë durim, përkushtim dhe zell,me anë të negociatave kemi ardhur këtu. Në këtë moment, oponenti im politik mbështetet nga presidentin, duke aluduar në ndarjet dhe federalizim, shkatërrimin e karakterit unitar të shtetit. Nëse publikisht keni sulmuar qytetarët të cilët janë më shumë se 20 për qind në Maqedoni, ata do të mbrojnë veten dhe pastaj ndarjet pasojnë. Nëse njerëzit bashkohen së bashku, të bashkuar, atëherë shteti është më i fortë. Koncepti ynë është “Një shoqëri për të gjithë” e tyre “Maqedonia e Maqedonasve”. Jo, Maqedonia është e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, tha Zaev në një intervistë për një media kroate.
Comments
FYROM
Te vjen keq kur sheh se vendet fqinje nuk i kane kuptuar sic duhet rolet qe duhet te kene! Ketu komandon BE dhe duhet pershtatje 100%. Shqiperia e ka kuptuar, fale Rilindjes, prandaj eshte lider i rajonit! Keta jetojne me perralla nga e kaluara dhe e bejne veten objekte talljeje! Keqardhje per ta!
Add new comment