“Çështjet e shqiptarëve i diskutojmë pas formimit të qeverisë”
LSDM-ja nuk do të heqë dorë nga marrëveshja me partitë shqiptare. Zv/kryetarja e LSDM-së, Radmilla Shekerinska, deklaroi se platformat e partive të tjera nuk varen nga LSDM-ja, por kërkesat e tyre për trajtim të barabartë dhe vendosjen e shtetit të së drejtës janë legjitime.
“Platformat e partive të tjera politike nuk janë çështje që i vendosim ne. Ne mendojmë se me partitë politike me të cilat do të negocionim për formimin e Qeverisë do të hapim diskutim për shumë çështje që janë në platformat e tyre para ose pas zgjedhore. Megjithatë është e vërtetë që pas zgjedhjeve u tentua që e gjithë tema e debatit politik të ndryshohet nga një kërkesë e përgjithshme e qytetarëve të Maqedonisë që të shikojmë nga problemet e tyre, në çështjet e shtetit të së drejtës, përgjegjësi për krimin. Menjëherë si një pjesë e një skenari pas-shpinës u bënë njerëz që diskutojnë vetëm probleme etnike. Ne mbetemi deri në fund në programin dhe politikën që kemi ndjekur në gjithë periudhën e kaluar”– deklaroi Radmilla Shekerinska, zv/kryetare e LSDM-së.
Nga ana tjetër nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi deklaroi se shqiptarët dhe deklarata e përbashkët politike nuk janë problem reale, por VMRO-DPMNE e cila fajëson Tiranën tenton që të mbajë pushtetin me forcë.
Add new comment