kurdet
Lëmshi sirian edhe më i mpleksur pas 8 vitesh lufte
Vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupat nga Siria ka krijuar situatë cilësisht të re në vend, por edhe në rajon. Pikëpyetja e parë që është shtruar brenda vetë politikës amerikane është se çfarë do të ndodhë me kurdët të cilët kontrollojnë 1/3 e territorit sirian dhe kanë qenë aleatët më të mirë të SHBA deri më tani.
Diplomatët amerikanë zbarkojnë në Turqi
Një delegacion zyrtarësh të lartë amerikanë ndodhet në Turqi për të vijuar "diskutimet me turqit"-siç pohoi sekretari i Jashtëm amerikan, Mike Pompeo.
Në veçanti, kreu i Këshillit Kombëtar të Sigurimsë, John Bolton dhe diplomat Jim Jeffrey, i cili u emërua në gusht nga Pompeo si përgjegjës për mbikëqyrjen e bisedimeve mbi tranzicionit politik në Siri pritet të shkojë javën e ardhshme në Ankara për të diskutuar situatën në Siri.
Flamuri turk valëvitet në Afrin (Video)
Forcat rebele të "Ushtrisë së Lirë Siriane", të mbështetur nga Turqia, kanë vënë nën kontroll të plotë qendrën e qytetit Afrin në Sirinë veriore, bastion i milicisë kurde të YPG - sipas Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
"Tani atje valëvitet flamuri turk! Flamuri i ushtrisë së lirë siriane valëvitet i lirë!"-shtoi Erdogan. Sipas korrespondentëve të AFP, forcat turke dhe aleatët e tyre rebelë kontrollojnë tërë qytetin.
Erdogan në prag të një fitoreje diplomatike me ShBA
Duket se raportt turko-amerikane nuk kanë gjasa të përmirëoshen përderisa të dyja vendet ndajnë interesa të kundërta në Siri dhe sidomos për çështjen kurde. Gjatë një fjalimi në Akademinë Politike në datën 9 mars, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur hapur për këtë temë duke akuzuar ShBA se duke dhënë mbështetje për kurdët peshmerga kanë provokuar ndjenja antiamerikane në Turqi.
Çfarë lloj aleatësh jemi ne?
Erdogan gati t’u bashkohet ushtarëve në frontin e Sirisë
Në ballë të luftës deklaroi se do të jetë Rexhep taip Erdogan nëse do të jetë e nevojshme. "Kur të bëhet rekrutimi, kur t’ju thërasin në detyrë, atëherë unë do jem i pari që do të shkoj bashkë me ju"-tha të shtunën presidenti turk teksa foli në kongresin e partisë të AKP (Partia për Demokraci dhe Zhvillim).
Pas Sirisë, Turqia mendon ndërhyrjen ushtarake në Irak
Pak orë pasi Turqia njoftoi një datë të përfundimit të operacionit “Dega e ullirit” në Siri, ministri i saj i Jashtëm i saj, Mevlut Cavushoglu ka deklaruar se është planifikuar një tjetër ndërhyrje jashtë kufijve shtetëorë.
Në një prononcim për CNN Turk, Cavushoglu ka deklaruar se Ankaraja po mendon ndërhyrjen në Iraka sërish kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.
"Raportet Turqi-ShBA në varësi të çështjes kurde dhe Gulen"
Turqia pretendon se ka imponuar kërkesat e veta në këmbim të normalizimit të marrëdhënieve dypalëshe me SHBA. Sipas ministrit të Jashtëm turk, Mevlut Çavushoglu normalizimi i raporteve do të kushtëzohet nga mbajtja e premtimeve nga SHBA.
Turqia nis ndërhyrjen tokësore kundër kurdëve në Siri
Turqia ka nisur operacionin tokësor kundër kurdëve peshmerga në Siri duke nisur që nga ora 11:05 e ditës së sotme. Lajmi është njoftuar nga kryeministri turk, Binali Yildirim gjatë një bisede me gazetarë dhe ai pason goditjet ajrore në Afrin, ku është përqendruar edhe e ashtuquajtura foprcë kufitare kurde që është krijuar nga SHBA.
Turqia: Ftesa ruse për kurdët e Sirisë, e papranueshme
Turqia e ka konsideruar si të papranueshme ftesën e Rusisë për pjesëmarrje në Kongresin e Dialogut Kombëtar të Sirisë, drejtuar kurdëve. Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Recep nTayyip Erdogan, e cilësoi si një akt të pandershëm, duke shtuar se Turqia ka përcjellë reagimin e saj.
Kremlini, menaxheri i ri i kartës kurde
Pasi ndërhyri në favor të Bashar al Assadit dhe i paralizoi zgjidhjet e synuara në konfliktin sirian nga disa vende, përfshirë edhe SHBA-të, Rusia e Vladimir Putinit po hedh një hap tjetër. Ajo ka thirrur një kongres të Dialogut Kombëtar që parashikohet të mbahet më 18 nëntor në Soçi në Detin e Zi dhe mund të thuhet se përbën lëvizjen e parë që Rusia ndërmerr e vetme për të vendosur paqen në Siri.