Erdogan në prag të një fitoreje diplomatike me ShBA

Postuar në 11 Mars, 2018 10:36

Duket se raportt turko-amerikane nuk kanë gjasa të përmirëoshen përderisa të dyja vendet ndajnë interesa të kundërta në Siri dhe sidomos për çështjen kurde. Gjatë një fjalimi në Akademinë Politike në datën 9 mars, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur hapur për këtë temë duke akuzuar ShBA se duke dhënë mbështetje për kurdët peshmerga kanë provokuar ndjenja antiamerikane në Turqi. 

Çfarë lloj aleatësh jemi ne?

pyeti Erdogan, duke shpjeguar edhe bisedën që kishte bërë së fundmi me sekretarin amerikan të Shtetit, Rex Tillerson. 

Deklaratat e tij bëhen ndërkohë që në Uashington vazhdojnë diskutimet në komitetin turko-amerikan në përpjekje për të zgjidhur problemet e krijuara. Në këtë kuadër Turqia ka bërë një kërkesë kryesore: zhvendosjen e peshmergave nga Manbij dhe sipas raportimeve në mediat turke kjo gjë është pranuar nga ShBA. Duket se kurdët, njësoj si shqiptarët në fillim të shekullit të 20-të janë mall shkëmbimi në një lojë shumë të madhe ku ShBA nuk arrin dot më të imponojë vullnetin e vet. Dy çështje të tjera të komitetit janë organizat e Fetullah Gulen dhe blerja nga Turqia e sistemit rus, S-400, ndërkohë që Erdogan ka shtuar presionin duke u ankuar për mungesën e NATO-s në Siri. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.