antiamerikanizmi
Akuza për anti-amerikanizëm ra. Të jesh kundër Tiranës zyrtare nuk është akuzë
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka vlerësuar publikisht qeverinë e Kosovës për vendimin e saj për pranimin e afganëve që ikin nga talebanët.
Në emër të Shteteve të Bashkuara, falënderimet e mia më të thella për Qeverinë dhe popullin e Kosovës për gatishmërinë tuaj për t'u ofruar strehë partnerëve tanë afganë në udhëtimin e tyre drejt një jete të re. Edhe një herë, Kosova demonstron lidership në skenën globale
Antiamerikanizmi dhe largimi i trupave të ShBA, gënjeshtra dhe politikë paniku e LDK-së
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot gjatë një interviste në KTV se sulmi i organizuar ndaj qeverisë së tij që çoi në mocion mosbesimi është bazuar mbi mashtrime publike. Duke folur për një prej tyre, paralajmërimin se ShBA do të tërheqë trupat nëse Prishtina nuk heq taksën ndaj mallrave serbe, Kurti ka thënë se ky fakt nuk ka qenë kurrë zyrtar, por vetëm shantazh për gënjyer shqiptarët dhe krijuar idenë e kursit antiamerikan të tij.
Antiamerikanizmi si akuzë dhe diversion ndaj PD-së për një pakt të dytë
Është e vështirë të mbështesësh Presidentin e Shqipërisë pas daljes së sotme. Jo vetëm për ato që tha, por edhe për mënyrën sesi i tha. Sesi e tkurri peshën e detyrës në kostumin e një inatçori që betohet se do bëjë hatanë. Edhe me standardin shqiptar, përbetimet e z. Meta se është Mic Sokoli, apo Avni Rustemi dhe se nuk është si Nikolla Gruevski bëhen të pabesueshme. Nëse je i tillë, nuk njofton, thjesht e bën punën dhe u lë të tjerëve komentin.
Erdogan në prag të një fitoreje diplomatike me ShBA
Duket se raportt turko-amerikane nuk kanë gjasa të përmirëoshen përderisa të dyja vendet ndajnë interesa të kundërta në Siri dhe sidomos për çështjen kurde. Gjatë një fjalimi në Akademinë Politike në datën 9 mars, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur hapur për këtë temë duke akuzuar ShBA se duke dhënë mbështetje për kurdët peshmerga kanë provokuar ndjenja antiamerikane në Turqi.
Çfarë lloj aleatësh jemi ne?
Sulmohet Trump, kemi të bëjmë me një intelektual "ndryshe". Sulmohet Lu, kemi të bëjmë me antiamerikanë!!!
Sot në media janë publikuar dy reagime ndaj asaj që quhet sulmi ndaj politikës amerikane në Ballkan. Reagimi kryesor është i ish-diplomatit Shaban Murati në “Gazeta Shqiptare”, sipas të cilit goditja publike që po i jepet disa ambasadorëve amerikanë në Ballkan, pasqyron në fakt një skenar të dirigjuar nga ata që ai i quan “strategjistët e Kremlinit”. Serbia, Maqedonia, Republika Srpska dhe Shqipëria hyjnë në listën e këtij operacioni rus që është në fakt skenari i vetëm i analizave të Muratit.
Kriza e pushtetit në Kosovë, nis transmetimi i telenovelës: “Albin Kurti, antiamerikan”
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti ka deklaruar mes bashkëpunëtorësh te vet, se “shqiptarët(e Kosovës) nuk e duan Amerikën”. Por thjesht ata “kanë frikë se mos Amerika i lë”. Ky qëndrim i është marrë si antiamerikanizëm nga disa gazetarë në Kosovë, që i janë hedhur Kurtit “në fyt” duke e cilësuar si rrezik. Po a meritojnë këtë lloj agresioni deklaratat e Kurtit? A kemi garancinë se këta që sot zënë be e rrufe për Amerikën, e duan vërtet, apo ashtu është leverdia? E njëjta ndodh edhe në Shqipëri: jemi shpallur aleatë strategjikë, por asgjë e ngjashme me Amerikën nuk ndodh në Shqipëri.