Pas Sirisë, Turqia mendon ndërhyrjen ushtarake në Irak

Postuar në 08 Mars, 2018 13:30

Pak orë pasi Turqia njoftoi një datë të përfundimit të operacionit “Dega e ullirit” në Siri, ministri i saj i Jashtëm i saj, Mevlut Cavushoglu ka deklaruar se është planifikuar një tjetër ndërhyrje jashtë kufijve shtetëorë.

Në një prononcim për CNN Turk, Cavushoglu ka deklaruar se Ankaraja po mendon ndërhyrjen në Iraka sërish kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit.

Edhe nëse operacioni në Afrin nuk është përmbyllur ne kemi kapacitetin për të kryer të dyja operacionet njëkohësisht

tha ai.

Sipas mediave, operacioni në Irak mund të nisë pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare në Irak në muajin maj, kohë kur sipas ministrit turk, edhe operacioni “Dega e ullirit” mendohet të përfundojë.

Turqia po bën për synime ngushtësisht shtetërore dhe politike atë që nuk e bëri kur në Siri dhe Irak dominonte Shteti Islamik, për furnizimin e të cilit me armë dhe pajisje u akuzua jo rrallë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.