Turqia: Ftesa ruse për kurdët e Sirisë, e papranueshme
Turqia e ka konsideruar si të papranueshme ftesën e Rusisë për pjesëmarrje në Kongresin e Dialogut Kombëtar të Sirisë, drejtuar kurdëve. Ibrahim Kalin, zëdhënësi i presidentit turk, Recep nTayyip Erdogan, e cilësoi si një akt të pandershëm, duke shtuar se Turqia ka përcjellë reagimin e saj.
Sipas tij, Turqia nuk ka asnjë problem me ftesat drejtuar kurdëve në vetvete, por ajo refuzon faktorizimin e Njësivë të Mbrojtjes Popullore(peshmergatë) apo të Partisë së Unionit Demokratik kurd, që i sheh si krahun sirian të Partisë Punëtore të Kurdistanit, që është nxjerrë jashtë ligjit në Turqi.
Sipas Kalin ndërhyrja turke ka dhënë efekt, pasi në takimin e fundit të Astanas, pala ruse premtoi që të hiqte dorë nga nisma e vet. Ndërkohë Turqia ka një rol aktiv edhe në terren në Irak, ku qeveria rajonale e kurdëve tentoi pavarësimin. Kryeministri i këtij rajoni, Nechirvan Barzani ka kërkuar që të vizitojë Ankaranë, nëse do të marrë detyrën e presidentit pas dorëheqjes së paralajmëruar të Marsoud Barzanit, por Erdogan ende nuk ka dhënë një përgjigje konfirmuese.
http://www.hurriyetdailynews.com/turkey-interfered-to-russian-invitation...
Add new comment