kryeministria
Kursi politik: Edhe fotoja 80 mijë dollarëshe “shkëmbehet” me reformën në drejtësi që quhet “Operacion Ndërkombëtar”
Kryeministria ka reaguar sot pndaj padisë që Partia Demokratike ka depozituar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e fotos me Barack Obamën dhe pretendimin se për të janë paguar 80 mijë dollarë. Padia e ka vënë praktikisht nën hetim kryeministrin që sot është kundërpërgjigjur sërish me thirrjen për reformën në drejtësi.
Ambasada ruse ofron 100 botime për Bibliotekën e Kryeministrisë, përfshirë Enciklopedinë Ortodokse
Ambasada ruse në Tiranë njofton se më 28 janar është zhvilluar ceremonina e dorëzimit të librave ndaj Bibliotekës së Kryeministrisë. "Gjithsej janë dorëzuar më shumë se 100 botime të ndryshme, përfshirë këtu veprat e letërsisë ruse klasike (Fjodor Dostojevski, Anton Çehov, Sergej Jesenin, Aleksandër Sollzhenjicin) dhe moderne, si edhe Enciklopedinë Ortodokse prej 40 vëllimesh", raporton ambasada.
Kallëzim penal për deputeten e PD-së, Albana Vokshi. Kryeministri: “Jap dorëheqjen nëse provon në Gjykatë se ka prova për ato që akuzon”
Kryeministria ka shpërndarë sot një njoftim përmes të cilit bën me dije kallëzimin penal të deputetes së Partisë Demokratike, Albana Vokshi. “Deputetja e Partisë Demokratike ka marrë përsipër sektorin e prodhimit të baltës së shpifjeve për çdo nismë të qeverisë në fushën e shëndetësisë. Në aktivitetin e saj të vazhdueshëm prodhues, ajo në mënyrë të përsëritur përshin emrin e Kryeministrit.
Rroftë sebepi dhe një sqarim nga kryeministria
Zyra për shtyp e kryeminsitrit ka shpërndarë një njoftim për të sqaruar spekulimet mediatike që sipas saj janë ngritur mbi udhëtimin e çiftit Edi dhe Linda Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi thotë se “Kryeministri Edi Rama sëbashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”.
Projektbuxheti 2016, kryeministria rrit me 343% shpenzimet për veten
Projektbuxheti 2016, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë, i ka qëndruar një politike të shtrënguar shpenzimesh, duke ulur ndjeshëm fondet për infrastrukturën dhe arsimin, ndërsa aparati qeveritar nuk ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke i rritur shpenzimet me 343%.
Politikanë fitimtarë dhe artistë dështakë
Fitimtarët e Kryeministrisë