Kursi politik: Edhe fotoja 80 mijë dollarëshe “shkëmbehet” me reformën në drejtësi që quhet “Operacion Ndërkombëtar”

Postuar në 04 Korrik, 2016 17:05

Kryeministria ka reaguar sot pndaj padisë që Partia Demokratike ka depozituar ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e fotos me Barack Obamën dhe pretendimin se për të janë paguar 80 mijë dollarë. Padia e ka vënë praktikisht nën hetim kryeministrin që sot është kundërpërgjigjur sërish me thirrjen për reformën në drejtësi.

Kryeministri Edi Rama shpreh edhe njëherë keqardhjen për përpjekjen e dëshpëruar të Partisë Demokratike për të mos u përballur me nevojën reale të vendit sot, që është Reforma në Drejtësi. Kallëzimi i Partisë Demokratike për fotografinë e vitit 2012 me Presidentin Obama, kur Kryeministri i sotëm ishte në opozitë dhe akuza për financim të paligjshëm nga ana e tij të fushatës së Presidentit Obama, përbën një tjetër rast për qytetarët për të parë se në çfarë niveli dëshpërimi gjendet opozita e sotme. Kryeministri Rama s’ka lidhje me asnjë lloj financimi të paligjshëm dhe i vetmi “krim” që ka bërë në vitin 2012 është se ka dalë në fotografi me Presidentin e SHBA në një kohë kur qeverisë shqiptare dhe shefit të saj i ishin mbyllur të gjitha dyert dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Shqipërisë vuanin rrënimin e imazhit të vendit tonë për shkak te keqqeverisjes.  Edhe sot Partia Demokratike vazhdon të paguajë për të nxjerrë artikuj në gazeta të dorës së dytë e të tretë matanë oqeanit, që përpiqet t’i shesë në Shqipëri si “bomba” kundër qeverisë së sotme, e cila u prit zyrtarisht në Shtëpinë e Bardhë pas vitesh të tëra dyersh të mbyllura”, thuhet në deklaratën e kryeministrisë.

Më tej edhe pyetja pas së cilës Edi Rama mendon të kapet për vitin 2016, por mbase edhe për vitin 2017?

“Çfarë e frikëson Partinë Demokratike në përfshirjen e aleateve tanë strategjikë në Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi”. 

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Reforma do behet se sben.....sado marifete te shpike kalbesira shpellare sali....po ju pse bini kaq poshte e beheni pjese e ketyere budallalleqeve!!!??

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po hajduterine me cizme te ketij te gjatit , ka reforme qe e denon?? E dini ju qe Rama e do reformen vetem per te hequr gjykatesit e prokuroret e berishes e per ti nderruar me te vetet qe te jete i sigurte se kur te lere pushtetin nuk do ta futin pas hekurrave? Rilindja erdhi ne pushtet e babezitur, hajdute te ftohte por dhe te paditur sepse i kane shkelur ligjet me sopate nga ethet per te vjedhur shpejt . nga ana tjeter e kane mbushur administraten me te paafte qe zoti i rruajt. Kryeministri nuk ka lidhje me shtetin fare. E shikoni cfare brockulla thote kur duhet te flasi per ekonomi e ligje ? Nuk ka reforme te sinqerte kur behet nga rilindja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.