kryeministria
Protestë para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve (VIDEO)
Rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe ushqimit nxori para Kryeministrisë qindra qytetarë pasditen e sotme. Ata kërkojnë që qeveria të hartojë një paketë masash që lehtëson barrën e çmimeve të rritura.
Mes protestuesve janë edhe një grup fermerësh, të cilët kërkojnë subvencione dhe uljen e çmimit të naftës.
Protesta vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Rama doli para shqiptarëve për t’u thënë se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën.
E nakatosi edhe kësaj radhe
I solli vaksinat me çanta nga Rinasi.
Foto/Protesta e Tiranës
Këto janë disa foto nga protesta e sotme para Kryeministrisë:
Fotolajm/Opozita 'pikturon" nga Jashtë, kryeministri pikturon nga brenda
Kryeministria i ngjan tashmë sadopak një qelie të stërmadhe periferie, ku "kultura" e grafiteve dhe "llangosjes" estetike mund të marrë udhë lirshëm meqenëse z. Rama e promovoi Hapjen e dyerve të pushtetit me vendosjen e të ndjerës kërpudhë dhe strehëzes prej diskoje në hyrjen kryesore. Kryeministri ka mundësinë të ndihet si një artist i vërtetë sepse opozita po i dhuron shansin e jetës: të luftojë shëmtinë. Por atë të Fasadave vetëm ama.
Video/Protesta e opozitës para Kryeministrisë/Parlamentit
Kërpudha si simbol propagande
Që nga shkatërrimi i skulpturës së diktatorit Enver Hoxha, si rrallëherë më parë gjatë historikut të protestave në vend, qytetarë të pakënaqur, veç godinës së Kryeministrisë, sulmuan dhe dëmtuan edhe veprat e artit të ekspozuara në mjediset jashtë saj. Kështu ndodhi me skulpturën e ndriçuar të artistit Philippe Parreno, titulluar “Marquee” (“Tenda”) dhe skulpturën “Triple Giant Mushroom”, (“Kërpudha gjigante trepjesëshe”) e Carsten Höller. Bashkë me “Rilindjen”, dy skulpturat shënjuan periudhën e Edi Ramës si Kryeministër i vendit.
Video/Kush u largua nga Kryeministria para se të mbërrinin protestuesit?
"Zoti Shkreli, mos fol vetëm për kangjellat e kryeministrisë!" (Video)
Të gjithë e mbajnë mend ekzaltimin dhe mallëngjimin e Artan Shkrelit dhe Artan Lames kur Edi Rama në ditët e para si kryeministër hoqi rrethimin me kangjella të kryeministrisë. Të dy u prononcuan publikisht për kët akt madhor të Edi Ramës në mbrojtje të trashëgimisë kulturore. Tani që po bëhet debat për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar me qëllim ndërtimin e kullave nga Fusha sh.p.k çifti adhurues i Gherardo Bosios që projektoi Tiranën moderne nuk ka thënë asnjë fjalë.
21 janari/Kryeministri nominon armiqtë e drejtësisë
Kryeministri Edi Rama ka organziuar në kryeministri një takim me familjarë dhe deputetë me rastin e 7 vjetorit të 21 janarit. Kryeministri ka pranuar “sëkëlldinë e veçantë” me të cilën pret këtë datë, sepse siç tha ai “drejtësia po vonon”.
Kryeministria mbulon me heshtje vizitën e zyrtarit amerikan për çështjet e trafikut të Drogës
Sot u bë e ditur në media se dje në mbrëmje në kryeministri ka qenë për një takim me kreun e qeverisë, ambasadori amerikan Donald Lu dhe Aleksander A. Arvisu. Në të kanë marrë pjesë edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe nënkryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.