21 janari/Kryeministri nominon armiqtë e drejtësisë

Postuar në 21 Janar, 2018 12:12

Kryeministri Edi Rama ka organziuar në kryeministri një takim me familjarë dhe deputetë me rastin e 7 vjetorit të 21 janarit. Kryeministri ka pranuar “sëkëlldinë e veçantë” me të cilën pret këtë datë, sepse siç tha ai “drejtësia po vonon”. Nga ana tjetër, Rama nuk ka munguar të replikojë me “kujexhinjtë dhe kunjaxhinjtë politikë e mediatikë”, të dytët madje manipulues të të parëve, për të cilët ka patur një përgjigje: Shqipëria ka kaluar nga sistemi i drejtësisë popullore dhe i vullnetit politik të partisë në pushtet, te sistemi I të drejtës.

Në përsëritje të idesë se populli është më i zgjuar se media, kryeministri ka deklaruar se kjo lojë “nervash tejet të forta…do besim të madh tek e drejta”, duke theksuar se ai “është me popullin në këtë betejë”. Rama ka thënë se ai dhe familjarët e viktimave të 21 janarit i kanë këto cilësi, sepse sot “kemi jo vetëm një popull që aspiron drejtësinë, por edhe një palë njerëzish të motivuar, politikanësh të shumicës që kanë durimin, vendosmërinë dhe besimin për ta çuar deri në fund shkatërrimin e botës që u kanë nxirë jetën shqiptarëve”.

Edi Rama ka lëshuar mesazhe edhe për Ilir Metën, presidentin, apo Sali Berishën, kur foli për njerëz që “betohen se askush, as edhe Zeusi nuk mund t’i prekë”. Ai ka folur edhe për fuqi të huaja, spiunë në media, gazetarë që punojnë për vijimin e një tranzicioni pambarim. Premtim retorik për drejtësi, që vjen pak ditë pasi qeveria e tij shpërndau para për familjarë të viktimave. Sipas tij në këtë luftë, “ka njerëz të pushtetshëm, të pasur dhe shumë të pasur, që bëjnë çmos për të ruajtur kokën e tyre, duke e penguar zbatimin e këtij projekti kombëtar ardhmërie që është reforma në drejtës. Janë politikanë, gjykatës, prokurorë, zyrtarë, biznesmenë, botues të falimentuar, komentatorë të mirëpaguar, fuqi të huaja, apo spiunë të tyre e të tjera akoma. Nuk janë ende të mundur, aq më pak të dorëzuar…”, gjithë një përmbledhje të ligjsh që duket se nominohen këtu si armiq të drejtësisë.

Comments

Submitted by koment (not verified) on

Ah qe s'kam nje grusht te fuqishem t'ia mbyll gojen ketij mashtruesi ordiner qe mendon se me hartime dhe lojra fjalesh do e genjeje kete popull. Nga c'vrime doli ne shesh ky funderrine.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.