Protestë para Kryeministrisë për rritjen e çmimeve (VIDEO)

Postuar në 09 Mars, 2022 18:11

Rritja e çmimit të hidrokarbureve dhe ushqimit nxori para Kryeministrisë qindra qytetarë pasditen e sotme. Ata kërkojnë që qeveria të hartojë një paketë masash që lehtëson barrën e çmimeve të rritura.

Mes protestuesve janë edhe një grup fermerësh, të cilët kërkojnë subvencione dhe uljen e çmimit të naftës.

Protesta vjen vetëm një ditë pasi kryeministri Rama doli para shqiptarëve për t’u thënë se nuk do të hiqet asnjë taksë për naftën.

Rritja e çmimit të karburanteve pritet të reflektohet edhe në rritjen e çmimit të bukës dhe të transportit. Shoqatat e këtij të fundit e kanë paralajmëruar një gjë të tillë prej ditësh.

 

 

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.