Ambasada ruse ofron 100 botime për Bibliotekën e Kryeministrisë, përfshirë Enciklopedinë Ortodokse
Ambasada ruse në Tiranë njofton se më 28 janar është zhvilluar ceremonina e dorëzimit të librave ndaj Bibliotekës së Kryeministrisë. "Gjithsej janë dorëzuar më shumë se 100 botime të ndryshme, përfshirë këtu veprat e letërsisë ruse klasike (Fjodor Dostojevski, Anton Çehov, Sergej Jesenin, Aleksandër Sollzhenjicin) dhe moderne, si edhe Enciklopedinë Ortodokse prej 40 vëllimesh", raporton ambasada. Në foto shihet se si përfaqësues i Kryeministrisë ka qenë zv.kryeministri Niko Peleshi. Bie në sy pjesëmarrja e kreut të komunitetit Bektashi, Baba Edmond Brahimaj.
Add new comment