Projektbuxheti 2016, kryeministria rrit me 343% shpenzimet për veten

Postuar në 17 Nëntor, 2015 12:15

Projektbuxheti 2016, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë, i ka qëndruar një politike të shtrënguar shpenzimesh, duke ulur ndjeshëm fondet për infrastrukturën dhe arsimin, ndërsa aparati qeveritar nuk ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke i rritur shpenzimet me 343%.

Sipas tabelave për 2016, shpenzimet për aparatin e kryeministrisë përcaktohen mbi 3.1 miliardë lekë nga 715 milionë lekë që ishin në buxhetin e rishikuar të këtij viti.Monitor thotw se totali i tavaneve buxhetore, sipas tabelave që shoqërojnë projektbuxhetin 2016 ulet me 0.4% në krahasim me pritshmëritë e këtij viti, ndërsa shpenzimet totale buxhetore vitin që vjen pritet të jenë 1% më pak se të këtij viti.

Fondet për arsimin dhe infrastrukturën kanë pësuar një rënie drastike në projektbuxhetin e vitit që vjen. Buxheti i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës është shkurtuar 32 për qind vitin që vjen në krahasim me planin e rishikuar të këtij viti.Gjithashtu Fondet për arsimin janë shkurtuar me 10%, duke e çuar kështu financimin për nevojat arsimore në raportit me PBB vetëm në 2.3%, në nivelet më të ulta historike.

Ndërsa janë mbajtur thuajse në të njëjtat nivele për sektorin e shëndetësisë janë shkurtuar me 20 për qind fondet për Ministrinë e Integrimit. Fondet për institucionet të tjera qeveritare, një zë në tavanet buxhetore që përfaqëson entet publike dhe agjenci të ndryshme shtetërore qeveritare, shkurtohet me 60%. Fondet janë rritur edhe për Radio Televizionin Shqiptar me 58 % dhe për INSTAT me 26%.

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.