Rroftë sebepi dhe një sqarim nga kryeministria

Postuar në 04 Janar, 2016 13:10

Zyra për shtyp e kryeminsitrit ka shpërndarë një njoftim për të sqaruar spekulimet mediatike që sipas saj janë ngritur mbi udhëtimin e çiftit Edi dhe Linda Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Njoftimi thotë se “Kryeministri Edi Rama sëbashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”.

Nga disa media u raportua se qëllimi i vizitës së çiftit kryeministror është kalimi i disa ditëve pushim në Majemi, por kjo është hedhur poshtë nga kryeministria që gjithsesi nuk ka sqaruar të tjera detaje mbi këtë udhëtim dhe mbulimin e shpenzimeve për vajtjen e çiftit në Shtetet e Bashkuara.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.