sqarim
Rroftë sebepi dhe një sqarim nga kryeministria
Zyra për shtyp e kryeminsitrit ka shpërndarë një njoftim për të sqaruar spekulimet mediatike që sipas saj janë ngritur mbi udhëtimin e çiftit Edi dhe Linda Rama në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Njoftimi thotë se “Kryeministri Edi Rama sëbashku me bashkëshorten do të kalojnë tre ditë në SHBA, të ftuar për të marrë pjesë në një gëzim familjar të miqve të familjes së tyre. Çdo koment tjetër mbi këtë udhëtim është spekulim”.