kriza
Kriza dihet, puna është tek Alternativa
Që nga protesta e studentëve, duhet të pranojmë se dukuria e Memeve ka njohur një përhapje masive me gjetje origjinale që tejkalojnë disa herë devizat bajate dhe të përsëritura të partive politike. Ato janë skripti më real i këtij tranzicioni që është shoqëruar edhe nga memecëria fitimprurëse shoqërisë civile.
Krizë në kabinetin e Ramës. Fuga: Vetëcilësimi gomar, shumë i besueshëm. Lideri u dëmtua
Intervista e kryeministrit Edi Rama dje në “PolitikON” ku ai ka deklaruar se preferon ta quajnë gomar më shumë sesa hajdut, duket se ka krijuar çarje të madhe në kabinetin e tij.
Burime të sigurta bëjnë të ditur për “Të Kripura” se drejtori i Komunikimit të z. Rama në qeveri, Endri Fuga, po konsideron dorëheqjen për shkak se sipas tij, kreu i qeverisë ka bërë një autogol të madh kur ka njoftuar qytetarët preferencën e vet mes gomarit dhe hajdutit.
Roli i injoruar i OSBE-së. Nga Putin tek Erdogan, krizat që po zgjidhen jashtë modelit perëndimor
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë një sugjerim të ri për zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabakh. Në një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, Erdogan ka kërkuar që Putin të organizojë një grup të përbashkët pune jashtë Grupit të Minskut që është degë e OSBE-së. Mediat turke raportojnë se Turqia ka dhënë garanci për ndaljen e luftimeve pasi Azerbajxhani të marrë zonën e Shushas, ndërkohë që Armenia do të duhet të largohet nga shtatë distrikte.
Po vjen Macron, Trump i Europës
Tensionet në Mesdheun Lindor kanë sjellë përfitime të mëdha për Francën e Emmanuel Macron. Revista “Forbes” raporton se situata e krijuar me Turqinë në Egje ka krijuar kushtet që Parisi të shndërrojë politikën e vet antiturke në rajon, në një biznes fitimprurës.
Tani është Gjermania. Ose shpresohet se do të jetë
Njëherë e një kohë ishte Amerika, tani është Gjermania.
Kështu titullohet një koment i publikuar në versionin anglisht të gazetës konservatore greke “Kathimerini”, që duket se shpreson që kriza në Mesdheun Lindor të katalizojë ndër të tjera një rol të ri për Gjermaninë.
Lukashenko duhet të jetë pjesë e zgjidhjes në Bjellorusi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mendon se zgjidhja e situatës në Bjellorusi nuk mund të bëhet pa përfshirjen e presidentit aktual, Alexander Lukashenko. Merkel ka folur para gazetarëve pas një konference virtuale me liderët e Bashkimit Europian, ku deklaruar se Lukashenko ka refuzuar të komunikojë me të në telefon.
Fundi i epokës së arit të zi. Kompanitë po mendojnë tërheqjen nga kërkimet e mëtejshme
Industria e naftës dhe produkteve hidrokarbure duke se është drejt rënies në shkallë globale. Tashmë edhe kompanitë kryesore në treg po flasin për tërheqje të investimeve dhe për mundësinë që burime shumë të mëdha hidrokarbure nuk do të shfrytëzohen ndonjëherë.
Libani që ne njohim po merr fund
Çfarë pamje ka një shtet kur bie në kolaps? Është një pyetje që analistët e bëjnë gjithnjë e më shpesh për Lindjen e Mesme, ku pesë shtete aktualisht janë në një farë krize ekzistenciale. Megjithatë, njëri prej këtyre shteteve qëndron veçmas. Jemeni, Siria, Iraku dhe Libia kohët e fundit janë përballur me kryengritje, luftë civile, ndërhyrje të jashtme dhe përplasje mes përfaqësuesve rajonalë. Për kontrast, kriza e Libanit është e vetënxitur dhe dhe kjo e bën atë shumë më të pashpresë.
Kosovën e shpëton rruga demokratike: Dorëheqje e Thaçit dhe zgjedhje
Hashim Thaçi duhet të dorëhiqet. Kjo kërkesë tani është në tavolinë e interesit të sigurisë së Kosovës dhe nuk ka sesi të injorohet më. Njeriu që dominon skenën politike të vendit të tij është në shah permanent me një akuzë që mund të shndërrohet në kërkesë për arrestim, tashmë hapur dhe jo e hamendësuar. Dhe këtë gjë e kërkon tanimë edhe një pjesë e opinionit europian që ka ndërmend dhe mbështet nismat për ndërmjetësim të dialogut nga Brukseli.
Ekskluzive/Kreu i OSBE-së Edi Rama, mision ndërmjetësues mes Trump dhe protestuesve në SHBA
Kriza e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmjetësohet nga OSBE-ja, organizata kryesore në botë për këto çështje. Burime të sigurta nga qeveria shqiptare bëjnë të ditur për redaksinë e “Të Kripura” se kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, si drejtues të preidencës së OSBE-së do të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të takuar presidentin Donald Trump dhe sekretarin në Detyrë për Çështjet e Brendshme, Chad F. Wolf.