kriza
Rama e Meta, marrëdhënie të ndera
Analisti Andi Bushati u është përgjigjur disa pyetjeve nga Syri.net për situatën politike në vend, konkretisht brenda koalicionit të majtë. Bushati pohon se ka prova dhe dëshmitarë se marrëdhënia mes dy partnerëve të qeverisë, Edi Rama dhe Ilir Meta është thyer rëndshëm.
Palmës socialiste po i bien gjethet!
Projekti politik i rindërtim it të socializmit në Shqipëri po dështon ekonomikisht. Nuk asnjë dyshim në këtë mes. Por ende nuk di të them a është ky një lajm i mirë apo lajm i keq për të gjithë ne. Se ndryshe nga unë, shumë shqiptarë e kanë votuar vetë këtë qeveri. Me presion, pa presion, me hile, pa hile, me lekë, pa lekë nuk ka rëndësi, ky është fakt.
Pranohet dështimi, por jo përgjegjësia. Rasti “Fullani” dhe rasti “Beqja-Cani”
Para disa ditësh kryeministri njoftoi publikisht se nuk do të ketë ndryshime në qeveri. Një qëndrim që pasoi një muaj thashethemesh dhe aludimesh se koha për të rifreskuar kabinetin kishte ardhur. Si duhet konsideruar ky vendim? Ndryshimet në qeveri për Edi Ramën, në planin formal nuk kanë kosto. Ministrat që ai drejton nuk janë deputetë dhe në çdo rast, nxjerrja e tyre nga drejtimi administrativ, nuk konvertohet në ndonjë rrezik vote në Parlament. Jemi në vitin e tretë të qeverisjes dhe është e logjikshme që të mendohet për të korrigjuar diçka. Mirëpo kryeministri mendon të kundërtën.
Kriza greke, Juncker shprehet optimist për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët para 20 gushtit
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker beson në mundësinë e Greqisë për arritjen e një marrëveshjeje me kreditorët gjatë këtij muaji, mundësisht para datës 20 gusht, njofton agjencia e lajmeve “AFP”. “Të gjithë raportet e arritura më krijojnë besimin se ka mjaft gjasa të arrihet një marrëveshje gjatë muajit gusht, mundësisht para 20 gushtit, për një plan të tretë ndihme për Greqinë”, pohoi Juncker gjatë një takimi. Greqia duhet të paguajë borxhin në këtë datë me vlerë 3,4 miliardë euro në Bankën Qëndrore Europiane.
Jugu i Italisë: Game Over!
I nderuar Kryeministër Matteo Renzi, po të shkruaj pas gati dy vitesh, me shpresën se do të marr dhe kësaj here një përgjigje.
Herën e para ju shkrova kur qeveria juaj sapo kishte nisur aksionin për një reformë radikale në shoqërinë italiane. Sot, natyrisht nuk mund të pretendohet nga ekzekutivi juaj një zgjidhje e problemeve endemike si “çështja e jugut”, por nuk mundet dhe të përjashtohen vlerësimet mbi linjat udhëzuese të punës suaj.
Ligj falimentimi për eurozonën?
Realisht shtetet që nuk arrijnë të pagujnë borxhet e tyre janë të falimentuara. Por ende nuk eksziston një ligj që rregullon falimentimin shtetëror. Instituti i Ekonomisë Gjermane në Këln do ta ndryshojë këtë.