kriza
Qeveria anonçon një tjetër sukses: Ju thamë që nuk ka krizë, ekziston vetëm problemi i kishës së Dhërmiut!
Më në fund çmimet e biletave ajrore shqiptare skandalizojnë edhe Fevziun. Shenja se vërtet jemi në krizë…
Greqia drejt zgjedhjeve të parakohshme. Dhe dy dokumente të ofruara nga Varoufakis
Mediat greke tashmë e konsiderojnë fakt rrëzimin e qeverisë së Alexis Tsipras. Sipas tyre ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme, data e të cilave mund të jetë 13 apo 20 qershori. Shkak është humbja e numrave brenda partisë që çoi në këtë krizë të re për Greqinë, në kohën që marrëveshjet me Trojkën po ecnin përpara. Duhet thënë se Tsipras bëri shkëputje të madhe nga vota e referendumit e cila ishte kundër masave shtrënguese të kërkuara nga Gjermania. Por kryemimistri grek, duket se e gjeti gjuhën me partnerët europianë, të cilëve u bëri konçesione të mëdha.
Mungesa e likuiditetit, mbi 13 mijë biznese nuk paguajnë
Mungesa e likuiditetit duket se është një ndër faktorët kryesorë të treguesve të krizës ekonomike, çka vihet re dhe në të dhënat më të fundit të publikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Aty shihet qartë numri i madh i bizneseve që nuk kanë paguar detyrimet. Sipas shifrave zyrtare nga kjo drejtori, lista e bizneseve ndaj të cilëve ka nisur grumbullimi i detyrimeve me forcë është 13 119. “Tv Scan” raporton se ndaj këtyre bizneseve janë marrë masat e sigurimit mbi të gjithë pasuritë për ekzekutimin e detyrimeve dhe ka filluar procedura e mbledhjes me forcë të tyre.
Mesazh Europës: Emigrantët duhen parë si burim ekonomik
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për gazetën italiane “L’Unita”, ku flet për temën e emigracionit. Nëse e lexojmë drejt, kryeministri shqiptar përcjell një mesazh të tërthortë për t’i parë emigrantët si burim ekonomik, pra të shihet mundësia e pranimit të tyre. Një kërkesë që nuk mund të bëhet dot publikisht. Kriza migratore po përvijohet si kryesorja sot për Europën. Më poshtë intervista e plotë: Në Itali këto ditë, emigracioni është në qendër të debatit.
Kriza, pasojë e politikës fiskale së qeverisë
Ekonomia është tema kryesore që përcakton edhe ecurinë e qeverisjes aktuale. Ekzekutivi i tanishëm ka paralajmëruar disa masa të forta që synojnë uljen e evazionit dhe informalitetit. Aksioni është karahasuar nga ministri Arben Ahmetaj me aksionin e energjisë, që ktheu në binarë një sektor të tërë. Mbetet e paqartë nëse kjo nismë do të ketë efek apo jo, sikurse mbetet e paqartë nëse qeveria ka ndërmend të rishikojë politikën fiskale apo jo. Kjo kërkesë shtrohet nga disa ekspertë, por edhe nga opozita.
Për çfarë po aludon Jozefina Topalli?
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, shkruan sot në profilin e vet në “Facebook” për situatën në vend, emigrimin, rënien e të ardhurave etj.. Ajo i drejtohet opozitës me disa pyetje, që lidhen me mosreagimin e duhur, apo me heshtjen për shumëçka po ndodh. “Ikin 150 milion euro nga evazioni fiskal dhe vjedhje pa hesap; Ik FMN...
Greqi, qeveria mund të kërkojë votëbesim më 20 gusht
Kryeministri grek, Alexis Tsipras mund të kërkojë votëbesimin e qeverisë së vet më 20 gusht. Gazeta greke “Protothema” shkruan se kjo gjë mund të ndodhë, pasi Tsipras është vënë para faktit se një grup i deputetëve të partisë së tij, Syriza, refuzojnë politikën shtrënguese të BE-së. Sipas kësaj gazete, numri i deputetëve që kundërshtojnë kursin aktual, ishte më i madh nga sa mund të pritej, sidomos në votomin e marrëveshjes së fundit.
Vijon pikiata e të ardhurave. A vlen analiza e kryeministrit për këtë situatë?
Dështimi në sektorin financiar po sjell pasoja të mëdha për vendin. Por edhe situata politike të vështira. Kështu nëse përmes aktit normativ të para disa javëve qeveria rishikoi buxhetin në dritën e mosrealizimit të të ardhurave me gati 8.6 miliardë lekë më pak sesa parashikimi për këtë periudhë, shifrat e publikuara nga Ministria e Financave për muajin korrik, janë të tilla që mund të çojnë në një rishikim tjetër të buxhetit.
A. Bejtja: “Ka gazetarë, kryesisht frankofonë, që mendojnë se po iku Meta nga pushteti, do t’u përmirësohet jeta seksuale”
Drejtori i Informacionit të “Agon Channel”, Andi Bejtja, i ka dhënë sot një intervistë gazetarit Çim Peka. Bejtja është pyetur për aktualitetin politik, debatet mes gazetarëve dhe rolin e disa prej tyre në krijimin e inflacionit mediatik për koniunktura të ndryshme. Bejtja del me një tezë që nuk është artikuluar ndonjëherë, kur sheh te kundërvënia ndaj LSI-së edhe një sfodn frankofonie.