kriza
Terapia e njohur për socialistët "fajin e ka Saliu" adoptohet si politikë zyrtare
Kryeministri ka folur sot në Parlament për krizën duke përsëritur ato që ka thënë thuajse çdo ditë.
Kryeministri shqiptar po humbet mbështetjen në Berlin dhe në Bruksel
Zhvillimet politike në Shqipëri i ka komentuar në një intervistë pr Deutusche Welle, korrespondentini gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung, Matthias Rüb.
Në komentet e veta për situatën, gazetari në fjalë thotë se dekreti shfuqizues i datës së zgjedhjeve është kushtetues, se zgjedhjet pa opozitën në këtë moment nuk do të ishin të pranueshme dhe se për qeverinë shqiptare tashmë ka edhe një problem tjetër:
Tre hapa para, apo ka hyrë në trehapësh?
Pak ditë më parë kryeministri Edi Rama deklaroi në një takim me simpatizantë të Partisë Socialiste, se ai e ka ditur që presidenti Ilir Meta do të anullonte zgjedhjet.
Unë jam tre hapa para tyre gjithnjë
u mburr Kryeministri.
Presidenti zyrtarizon gjendjen e jashtëzakonshme politike. Shfuqizon dekretin për zgjedhjet
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar pak më parë anullimin e dekretit për zgjedhjet e 30 qershorit duke bërë me dije kështu se procesi zgjedhor sipas tij duhet shtyrë.
Në njoftimin e kreut të Shtetit thuhet:
Elton John: I neveritur me Brexit, jam europian
Elton John ka folur hapur rreth krizës britanike të Brexit, duke thënë se ndihet i "turpëruar" për vendin e tij dhe manipulimit me çështjen e divorcit të Britanisë nga Bashkimi Evropian.
Gjatë një koncerti në Verona të Italisë në kuadër të një turneu botëror ai shprehu kundërshtinë e tij për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian.
BE është e paqartë se çfarë duhet bërë në Shqipëri
Ambasadori i Italisë në Shqipërisë, Alberto Cutilio, ka deklaruar nga qyteti i Shkodrës se Bashkimi Europian është në dilemë për atë që duhet bërë në Shqipëri me krizën e tanishme politike.
Një ofertë që mund ta pranonte vetëm Lulzim Basha
Prej disa ditësh kryeministri Edi Rama ka nisur publikimin e disa letrave adresuar kreut të PD-së, Lulzim Basha përmes të cilave njofton shqiptarët se ai është gati për dialog pa kushte.
Ky është thelbi që nuk duhet të na ngatërrohet me ornamentet leksikore të kryeministrit që e përmbyt çdo propozim me këneta fjalësh pa ndonjë vlerë.
Basha del me paketë propozimesh për krizën
Pa kaluar 2 orë nga letra e hapur publike që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i drejtoi kreut të PD-së për t’u ulur në një dialog pa kushte, ku madje linte të hapur diskutimin nga ana e Bashës për datën e zgjedhjeve, ky i fundit duket i palëkundur për të mos hyrë ne negociata me kreun e qeverisë.
Basha foli nga Durrësi për një paketë propozimesh që shmang çdo Pazar me zotin Rama për zgjidhjen e krizës.
Basha në Londër para protestës së 25 Majit
PD nuk duket të jetë e braktisur nga ndërkombëtarët siç thotë qeveria në përpjekjen për t’i imponuar qeverisë një axhendë që do ta çojë vendin në shtyrjen e zgjedhjeve lokale dhe me gjasë në zgjedhje të parakohshme.
Deri më tani një pjesë e mirë e faktorit ndërkombëtar ka qenë e pozicionuar pro qetësisë së mazhorancës, përveç gjermanëve të CDU-CSU-së që kanë kanë qenë të barazlarguar nga palët madje janë ofruar për të negociuar zgjidhjen e krizës.
Presidenti lokalizon krizën te një individ
Situata që po kalon vendi ka vendosur palët në një fushë veprimi, ku cdo lëvizje është e kushtëzuar nga kokëfortësia e kryeministrit për të mos pranuar problemet me qeverisjen e tij dhe sidomos me njerëzit që janë nën hetim për ndërhyrje në zgjedhjet e 2017. Presidenti Meta, të cilin partitë e vogla të opozitës e ftuan të thërrasë një tryezë politike, mesa duket nuk ka ndërmend të bëhet protagonist, duke e shfaqur hapur se ky qëndrim i shërben lokalizimit të problemit që ai lë të kuptohet se është Edi Rama.