kriza
A do ta shndërrojë kriza borxhin privat në borxh publik?
Europa drejt një krize të përgjithshme ekonomike
Ndikimi ekonomik i pandemisë mbi ekonominë europiane duket se është i paprecedentë.
Europa po përjeton një shok të paprecedentë që nga Depresoni i Madh
Është shprehur Komisari i BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni.
Amazon aplikon për pagesë papunësie. Ministria e Punës në Francë e refuzon
Ministria e Punës në Francë ka refuzuar një kërkesë të gjigandit Amazon(filiali i Francës) për fonde e emergjence si pasojë e koronavirusit.
Për shkak të krizës Amazon Franca ka mbyllur magazinat e veta dhe është goditur në aktivitetin e vet. Në këtë kuadër drejtuesit kanë menduar që të aplikojnë për fondet e krizës, të cilat në Francë mbulojnë 84% të pagës neto të punonjësve që mbeten pa punë.
Drejt deflacionit terminal
Përpjekjet e shëndetit publik për të kufizuar pandeminë e koronavirusit kanë sjellë kolapsin më të fortë ekonomik në histori dhe përpjekjet për ta kufizuar atë kolaps kanë sjellë eksperimente të pashembullta në politikën monetare. Rezerva Federale e ShBA-ve ka krijuar nëntë lehtësira të reja në formë kredish, në përpjekjet e saj për të furnizuar të gjithë botën me likuiditet dollari.
Propaganda fiton përherë mbi opozitarizmin e Llogjeve
Lexoni si fillon një lajm i raportuar sot:
Kriza e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit i dha mundësi Kryeministrit Edi Rama që të zgjerojë rolin e tij politik dhe institucional. Në këtë përfundim mbërrin një raport i fondacionit gjerman “Friedrich Ebert
Titulli i lajmit: RAPORTI: Pandemia në Shqipëri u përdor për zgjerimin e pushtetit
Dy propozime që duhen dëgjuar dhe një gënjeshtër
Ilir Beqja, ish-ministër Shëndetësie, aktualisht deputet i PS-së, ka përsëritur sot gjatë një interviste në “News24” idenë e tij për ulje pagash dhe pensionesh. Qasja e Beqjas është për t’u analizuar dhe nuk duhet konsideruar a priori. Thotë ish-ministri:
Kriza tani është ekonomike
Pandemia e koronavirusit po jep efekte të dukshme në ekonominë globale. Eurozona ka shënuar një rënie prej 3.8% krahasuar me tremujorin e fundit të vitit 2019, ndërkohë që prodhimi i përgjithshëm europian ra me 3.5%.
Kjo kosniderohet si rënia më e madhe që nga viti 1995 kur Eurostati nisi matjet në këtë drejtim.
Papunësia në muajin mars arriti në 7.4% ndërkohë që një lajm i keq për Shqippërinë është goditja ekonomike në dy vende si Greqia dhe Italia me të cilët Shqipëria ka shkëmbime të larta tregëtare.
Franca, teknikisht në recension ekonomik
Prodhimi i Brendshëm Bruto i Francës ra me 5.8% krahasuar me 3 muaj më parë dhe ky katërmujor është i dyti radhazi në rënie pas katërmujorit të fundit të vitit 2019 kur rënia ishte 0.1%.
BE duhet të emetojë obligacione të përhershme
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se Evropës do t’i duhen rreth 1 trilion € (1.1 trilion dollarë) për të luftuar pandeminë COVID-19. Këto para mund të përdoren për krijimin e një fondi evropian rimëkëmbjeje. Por nga do të vijnë këto para?
Kriza po shtron mendimet për rishikimin e rendit ndërkombëtar
I gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet pas kalimit të pandemisë së koronavirusit. Të paktën këtë mendon Rusia teksa ndihmësi i presidentit rus, Maxim Oreshkin ka shprehur nevojën e një ndryshimi.
Të gjitha institucionet ndërkombëtare do të rikonceptohen. Them se ne do ta kalojmë këtë situatë krize dhe i gjithë sistemi i marrëdhënieve ndërkombëtare do të rishikohet seriozisht nga ky kënd i ri
është shprehur ai.