Amazon aplikon për pagesë papunësie. Ministria e Punës në Francë e refuzon

Postuar në 04 Maj, 2020 18:55

Ministria e Punës në Francë ka refuzuar një kërkesë të gjigandit Amazon(filiali i Francës) për fonde e emergjence si pasojë e koronavirusit. 
Për shkak të krizës Amazon Franca ka mbyllur magazinat e veta dhe është goditur në aktivitetin e vet. Në këtë kuadër drejtuesit kanë menduar që të aplikojnë për fondet e krizës, të cilat në Francë mbulojnë 84% të pagës neto të punonjësve që mbeten pa punë.

Në rastin konkret Amazon France ka konfirmuar se ka në pagesë 10 000 njerëz dhe është detyruar të pezullojë aktivitetin pas presionit të unioneve të punës sipas të cilëve vijimi i punës rrezikon shtim të infektimeve me koronavirus. 
 

Muajin e shkuar një gjykatë e shkallës së dytë vendosi mbikëqyrjen e operacioneve të Amazon dhe urdhëroi stafin të rishikonte masat e sigurisë. Gjykata kushtëzoi shëprndarjen e porosive por një vendim i tillë u konsiderua si i pazbatueshëm nga kompania që vendosi mbylljen. 

Operacionet tona logjistike janë teknikisht komplekse dhe gjoba e përcaktuar nga gjykata prej 100 mijë eurosh për çdo thyerje, qoftë edhe aksidentale do të thotë se dërgesat e paautorizuara në rendin e 0.1% të totalit të tyre mund të çojnë në mbi 1 miliardë euro gjoba çdo javë

ka deklaruar kompania.

Franca është i vetmi vend ku Amazon ka mbyllur aktivitetet ndërkohë që vetë kompania deklaron se për shkak të masave shtesë për CoVid-19 fitimet kanë rënë me 29% edhe pse kërkesa është rritur. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.