Dy propozime që duhen dëgjuar dhe një gënjeshtër
Ilir Beqja, ish-ministër Shëndetësie, aktualisht deputet i PS-së, ka përsëritur sot gjatë një interviste në “News24” idenë e tij për ulje pagash dhe pensionesh. Qasja e Beqjas është për t’u analizuar dhe nuk duhet konsideruar a priori. Thotë ish-ministri:
Jemi në situatën ku një pjesë e të punësuarve nuk po punojnë dot, jo për faj të tyre, por sepse për të frenuar përhapjen e epidemisë, për të sheshuar kurbën rrimë në shtëpi.
Kemi një situatë të pazakontë, po paguhemi me para publike, dhe në gjykimin tim po përdoret metrikë e ndryshme, kush ka punuar në privat rri në shpi dhe i jepet një pagë lufte minimale, kush ka punuar në shtet rri në shpi, merr një pagë sa e merrte. Kjo nuk më duket e drejtë.Ne mund të bënin dy gjëra, ose të gjithë të barabartë, një shumë sa të ishte mundësia, ose të rrinim të gjithë te shkurti…Mund të jenë të dy ekstreme, ndaj unë them kush punon në sektorin publik të marrë 90% të pagës dhe këto lekë që mblidhen të transferohen te këta që rrinë në shtëpi dhe marrin minimumin po të marrin diçka më shumë se minimumi
Ky është një propozim që duhet dëgjuar dhe jo flakur me neveri siç bën shumëkush gjoja i shqetësuar për popullin. Por edhe si propozim ai ka probleme. Me cilin mekanizëm ligjor do aplikosh këtë ulje? Së dyti do përfshihen në këtë skemë kabineti qeveritar, deputetët që aktualisht janë në punë me kohë të plotë, dhe duke u përjashtuar nga rregulli i pandemisë?
Në disa vende të Europës, administrata po punon online. Pse të mos zhvendoset edhe këtu një marrëdhënie e tillë, por jepen pushime dhe tani kërkohet ulja e pagës?
Janë pyetje që propozuesi duhet të japë përgjigje. Nga ana tjetër shumë njerëz në rrogë kanë detyrime mujore të qarta, kredi etj., të cilat asnjë qeveri nuk mund t’i shtyjë sipas dëshirës.
Lidhur me prekjen e pensioneve, ish-ministri deklaron se propozimi i tij ka të bëjë me pensionet suplementare, pra të larta. Thotë Beqja:
Ne kemi marrë një vendim si shoqëri, që një grupi të caktuar njerëzish ua shprehim një lloj mirënjohjeje duke i dhënë edhe një shpërblim më shumë. Unë mendoj se në këtë situatë, kjo ‘mirënjohje’ të mos vazhdojë të jetë 100 %, por të jetë 75%. Personat në fjalë të mos marrin 900 mijë lekë apo 840 mijë që merr njëri dhe tjetra, por të marrin 670 dhe 630, që këto para t’i çojmë te këta që po paguhen në minimum
Kështu si e parashtron deputeti, duket si politikë sociale. Mbrojtja shtesë që bëhet këtu mund të jetë fakti se qeveria ka prekur dhe koncesionet duke u përqendruar me ndihmë te shtresat në nevojë. Dakord edhe këtu, propozim që duhet analizuar, por si do realizohet kjo kur pensioni është marrëdhënie ligjore. Suplementi i një pensioni nuk është mirënjohje siç thotë z. Beqja, por reflektim kontributi që individi paguan gjatë kohës së punës.
Ndaj gënjeshtra të tilla nuk ka pse të hidhen në publik, qoftë edhe për faktin se nuk ka asnjë vendim të shoqërisë shqiptare, por të 140 njerzve që aprovojnë ligje për interes të vet. Mjafton të shohim odisenë e pensioneve të ish-ushtarakëve për ta kuptuar këtë gjë.
Comments
Ndoci nga Himara
Shiko more ti i dashur biz ne men !
Ke harruar se ligji Nr. 7703, datë 11.05.1993“Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, neni 53/1 thuhet Personat e siguruar përfitojnë të ardhura papunësie, në rast se:
a) kanë kontribuar në sigurimin shoqëror jo më pak se 12 muaj për çdo rast përfitimi.
Pra, punonjesit e siguruar qe ju me akte i nxorret pa pune i kane paguar detyrimet e tyre dhe tashti perfitojne deri 12 muaj x 12.000 leke = 144.000 leke te reja PAGESE PAPUNESIE. I KENI PAGUAR JU KETO DERI ME SOT ? NESE NUK KENI LEKE GJEJENI KU I KENI CUAR. K/ministri le ta quaj page lufte por eshte PAGE PAPUNESIE.
Per punonjesit qe kane punuar ne te zeze dhe qe ju i paguani "page lufte" dikush duhet te pergjigjet ligjerisht si per pagesen e paligjeshme ashtu edhe per mungese aftesie ne kryerjen e detyrave publike te cilent kane lejuar punen ne te zeze ne shkallen mbi 40 %.SHTETI PUNON MBI BAZEN E LIGJEVE DHE JO MBI BAZEN E ÇUARJES SE RRUSHIT TE ISH BASKETBOLLESTEVE.
SI ISH BASKETBOLLIST TE KA ARDHUR RRADHE TE TE COHET RRUSHI E DIKU DO TA FUSESH.
FUTJA VEHTES ESHTE KESHILLA ME E MIRE, NE TE KUNDERTEN TE GJITHA JANE SHKELJE LIGJORE DHE CFARDO TE BENI ME ATE PARLAMENT DEBIL NUK KA FUQI LIGJORE PRAPAVEPRUESE ( e kam fjalen per uljen e pagave dhe pensioneve. Te te them te drejten as Hoxha nuk eshte sjelle keshtu)
Add new comment