Ekskluzive/Kreu i OSBE-së Edi Rama, mision ndërmjetësues mes Trump dhe protestuesve në SHBA
Kriza e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ndërmjetësohet nga OSBE-ja, organizata kryesore në botë për këto çështje. Burime të sigurta nga qeveria shqiptare bëjnë të ditur për redaksinë e “Të Kripura” se kryeministri Edi Rama, ministri i Jashtëm në Detyrë, Gent Cakaj, si drejtues të preidencës së OSBE-së do të udhëtojnë drejt SHBA-ve për të takuar presidentin Donald Trump dhe sekretarin në Detyrë për Çështjet e Brendshme, Chad F. Wolf.
Misioni ndërmjetësues është iniciuar nga OSBE-ja dhe z. Rama që konsideorjnë në destabilizimin e SHBA një kërcënim për paqen botërore, teksa në tematizimin e racizmit si pjesë e tyre, një kërcënim për autoritetin e botës demokratike. Paraprakisht bëhet me dije se z. Rama ka bashkëfirmosur një letër-mesazh për Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin amerikan përmes së cilës bëhet thirrje për qetësi:
Të vetëdijshëm se SHBA po kalon ditë të vështira të një sprove morale përballë plagëve dhe sëmundjeve të trashëguara, ne besojmë se ajo do të jetë në gjendje të kapërcejë këtë situatë, të kurojë sëmundjet e vjetra të një racizmi tanimë atavik në raport me një botë globale dhe se do të riafirmohet si kampione globale e lirive dhe të drejtave.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve për vetëpërmbajtje në këtë kohë të vështirë ku emocionet duhen lënë mënjanë dhe ku arsyeja e shëndoshë duhet të triumfojë
thuhet ndër të tjera në letër.
Burimet shtojnë se z. Rama mundet të kërkojë një takim mes përfaqësuesve të protestuesve dhe administratës amerikane, një përvojë kjo që nuk para njihet në SHBA, por është mënyra sesi OSBE operon në zona krize. Të njëjtat burime theksojnë se në varësi të suksesit të këtij misioni delikat, OSBE-ja nën drejtimin e dyshes Rama-Cakaj do të rishikojnë përkufizimin ndërkombëtar të SHBA si vend i sigurtë apo jo.
Është padyshim një vendim që pritet të ketë implikime serioze në marrëdhëniet dypalëshe mes Shqipërisë dhe SHBA, ku kjo e fundit është financuese dhe mbështetëse e reformës në drejtësi. Analistët e shumtë pranë qeverisë dhe poshtë saj me kohë të plotë nuk përjashtojnë që SHBA të tërheqë financimin për reformën duke e lënë pezull atë.
Add new comment