Roli i injoruar i OSBE-së. Nga Putin tek Erdogan, krizat që po zgjidhen jashtë modelit perëndimor

Postuar në 09 Nëntor, 2020 14:52

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka bërë një sugjerim të ri për zgjidhjen e konfliktit në Nagorno-Karabakh. Në një telefonatë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, Erdogan ka kërkuar që Putin të organizojë një grup të përbashkët pune jashtë Grupit të Minskut që është degë e OSBE-së. Mediat turke raportojnë se Turqia ka dhënë garanci për ndaljen e luftimeve pasi Azerbajxhani të marrë zonën e Shushas, ndërkohë që Armenia do të duhet të largohet nga shtatë distrikte.

Propozimi i Erdogan imiton formatin e Asatanas për Sirinë, ku Perëndimi mbeti jashtë zgjidhjes së situatës në këtë vend, aktualisht të dominuar nga forcat e presidentit Al Assad. Edhe këtu komuniteti ndërkombëtar, institucionet e krijuara nga Perëndimi, kanë dështuar. Së fundmi, Putin ka kërkuar përmes një videokonference me Assad që refugjatët sirianë të nisin të rikthehen në vendin e tyre, një qëndrim që është kritikuar nga OKB dhe SHBA për shkak se ky rakordim i paraprin me dy ditë një konference ndërkombëtare për refugjatët.

Në 5 vitet e fundit duket se OSBE apo edhe vetë BE me SHBA nuk kanë arritur të ndërmjetësojnë asnjë konflikt duke evidentuar dobësi të theksuara. SHBA dhe BE dështuan edhe në negociimin e një zgjidhjeje në një rajon shumë pran zonës së tyre të ndikimit si Kosova, ndërkohë që Ukraina është në një limbo. Krizave u është shtuar Libia dhe tani edhe Bjellorusia, një vend që ndodhet në mes të një situate që nuk ka përkufizim dhe ku stabiliteti përcaktohet nga aktorë si Rusia.

Lidhur me këtë të fundit, agjencia shtetërore Tass publikon një përmbledhje të shtypit rus nën pyetjen: A do të shpërbëjë Biden politikat e Trump dhe kërkesat e OSBE-së për zgjedhje të reja në Bjellorusi.

Në këtë përmbledhje OSBE-ja kritikohet për politika joefektive duke sugjeruar qysh tani se Kremlini do të dëshironte një dialog bilaterale me SHBA për Bjellorusinë përkundrejt qasjes së OSBE-së.

Kjo kuptohet në këmbim të rinovimit të marrëveshjeve të vjetra për kufizimin e përhapjes së armëve strategjike, ndonëse shpresat për një marrëdhënie më të mirë sesa ajo në kohën e Trump janë minimale. Biden përfaqëson një krah me qasje ideologjike në politikën e jashtme dhe në mediat ruse po përflitet edhe mundësia e një rebelimi elektoral, ku të zgjedhurit nuk pranojnë të votojnë atë për të cilin janë zgjedhur.

Çështja këtu shtrohet në planin e sigurisë, pasi shihet qartë se në Europë dhe kufijtë e saj po fermentohen kriza të cilat fuqia dhe insitucionet e saj, e më teje vetë Perëndimit nuk kanë kapacitete për t’i menaxhuar dhe kufizuar. Jo vetëm kaq. Por këto kriza po dëshmojnë se jetojmë në një kohë kur modeli perëndimor i të drejtave nuk po referohet më si optimal dhe vendin e tij po e zë modeli ekuilibrit të forcës dhe armëpushimeve strategjike nën ombrellën e fuqive rajonale. Kjo përbën në kthesë në rendin ndërkombëtar dhe sinjalizon se ekuilibri i imponuar nga Perëndimi po i afrohet fundit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Perwndimi wshte mbushur me shushunja, te cilat kane nevoje gjithnje per gjak te ri, ndaj dhe shkaktojne rremuje, luftra e skamje ne vende te botes se trete; pas kesaj viktimat e reja nisen drejt perendimit me shpresen e nje jete me te mire, dhe bien si viktima tek shushunjat perwndimore, te cilat u thithin gjakun! Per t'mos rene kjo ne sy, disa nga keta te ardhur i ngrene nga pak neper punera te mira, pjesa tjeter kthehet ne gjah gjaku te ri!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.