Lukashenko duhet të jetë pjesë e zgjidhjes në Bjellorusi
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, mendon se zgjidhja e situatës në Bjellorusi nuk mund të bëhet pa përfshirjen e presidentit aktual, Alexander Lukashenko. Merkel ka folur para gazetarëve pas një konference virtuale me liderët e Bashkimit Europian, ku deklaruar se Lukashenko ka refuzuar të komunikojë me të në telefon.
Zgjedhjet nuk ishin të ndershme, nuk ishin të lira. Megjithatë z. Lukashenko është ende aty. Nëse po bëj thirrje për dialog kombëtar ai duhet natyrshëm që të përfshijë njerëz që janë në pushtet në Bjellorusi. Është një situatë e ndërlikuar
Merkel ka hdhur poshtë rolin ndërmjetësues të Berlinit, duke sqaruar se pas një telefonate që ka patur me presidentin rus, ideja qëndrore është që Bjellorusia ta gjejë vetë rrugën. Situata aktuale ka përgënjeshtruar frikën se do të ketë një ndërhyrje nga Rusia. Madje kur u bë e qartë se Putin nuk ka ndërmend të përfshihet në mënyrë të njëanshme, nisën shkrimet që arsyetonin psenë e neutraliteti rus, ndërkohë që nga BE ka një qasje më të angazhuar. Sidoqoftë, është thuajse e qartë se askush nuk dëshiron më një krizë si ajo në Ukrainë.
Comments
Lukashenko - Shqiperia
Me pjesemarrje 85% dhe me 80% te votave, diskutohet qe Lukashenko duhet apo jo, te jete pjese e zgjidhjes te nje problemi qe vec perendimi e propagandon ne mediat e veta!
Kurse në Shqiperi me pjesemarrje 23% ne zgjedhjet lokale me nje kandidat dhe me parlament me 122 deputete, formojme nje sistem ku BE mrekullohet, madje ambasadat e tyre ketu kalojne deri ne delirium, nga kenaqesia se si po funksionon demokracia ketej!
Kjo eshte menyra si BE e sheh demokracine ne vendet jashte saj!
Add new comment