Krizë në kabinetin e Ramës. Fuga: Vetëcilësimi gomar, shumë i besueshëm. Lideri u dëmtua
Intervista e kryeministrit Edi Rama dje në “PolitikON” ku ai ka deklaruar se preferon ta quajnë gomar më shumë sesa hajdut, duket se ka krijuar çarje të madhe në kabinetin e tij.
Burime të sigurta bëjnë të ditur për “Të Kripura” se drejtori i Komunikimit të z. Rama në qeveri, Endri Fuga, po konsideron dorëheqjen për shkak se sipas tij, kreu i qeverisë ka bërë një autogol të madh kur ka njoftuar qytetarët preferencën e vet mes gomarit dhe hajdutit.
Kjo preferencë ka shumë tregues shqetësues dhe bie ndesh me parimin e veprimit politik të z. Rama që vite më parë këshillohej që të kuptonte se njerëzit preferojnë një të korruptuar përkundrejt një budallai. Siç mund të merret me mend hajduti ka gjasa të jetë më i zgjuar se gomari, ndonëse jodomosdoshmërisht më k korruptuar.
Burimet shtojnë se në debatin e zhvilluar me dyer të mbyllura, z. Fuga ka përsëritur disa herë se vetëdeklarimi si gomar bart rrezikun e madh të një pohimi deklarativ që besohet.
Është shumë e besueshme kjo që ke thënë dhe njerëzit e kanë të kollajtë ta besojnë. E kemi shumë të vështirë teknikisht që ta zhbëjmë këtë mendim nga asociimi me ty
thonë burimet të jetë shprehur Fuga.
Sipas tyre ka diçka teatrale në këtë ballafaqim. Kështu Fuga ka arsye të këkrojë largimin nga paradhoma e Edi Ramës, pasi është shndërruar në gati mazhordom. Më tej akoma, ai nuk arriti të bëhej ministër i Jashtëm, duke mbetur në errësirë për një kohë të gjatë. Duket se ai po zgjedh largimin përmes formës së vjetër të dorëheqjes për të mirën e partisë.
Nga ana e vet kryeministri ka llogaritë e veta të cilat Fuga nuk i kupton. Konkretisht vetëcilësimi si gomar e mbron z. Rama nga procedimi penal dhe dekriminalizimi që nuk mund të veprojë mbi njerëz që ka që autostimë të tillë.
Lëvizja e mundshme e Fugës tregon se ka një përpjekje për rotacion brezash në PS, parti ku z. Rama ngjan të jetë i përjetshëm.
Add new comment