inteligjenca artificiale
Gati për përdorim, por as në Google nuk e kuptojnë plotësisht Inteligjencën Artificiale
Drejtori Ekzekutiv i "Google" dhe "Alphabet", Sundar Pichaji, ka folur gjerësisht për atë që është aktualiteti kryesor i së ardhmes së afërt: Inteligjencën Artificiale. Në një intervistë për CBS News, Pichai ka folur për zhvillimet në këtë fushë dhe ka pranuar se përparimi i arritur është shumë më i shpejtë nga sa parashikohej.
Inteligjenca artificiale ka potencialin për të shkatërruar njerëzimin
Ndërsa teknologjia përparon me shpejtësi, inteligjenca artificiale mund të kthehet në kërcënim për njerëzimin. Geoffrey Hinton, i cili ka punuar me IA për më shumë se 40 vjet, thotë se mundësia që ajo t’i japë fund njerëzimit nuk është e pakonceptueshme. Në një intervistë në CBS News, Hinton thotë se më shumë sesa linjave të ChatGPT, duhet t’i druhemi asaj që njihet si "inteligjencë artificiale e përgjithshme".
Bashkëvendimmarrje me Inteligjencën Artificiale
Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” profesori i zhvillimit psikologjik në universitetin e Harvardit, Howard Garnder ka folur për Inteligjencën Artificiale që është lënda e parë e modës së diskutimit public së fundmi. Nga intervista bën përshtypje fakti se profesori në fjalë e konsideron pjesë të normalitetit të afërm ndarjen e vendimmarrjes me Inteligjencën Artificiale, një fakt ky me ndikim themelor për shoqërinë njerëzore.
Robotët që riprodhohen në laborator bëhen realitet
Nëse mendon për robot, e para gjë që imagjinon është një njësi metalike, që kontrollet elektronikisht. Por prof. Josh Bongard dhe skuadra e tij prej katër vjetësh po punojnë për ta ndryshuar këtë. Ksenobotët janë robotë në miniaturë, të përbërë nga qeliza të gjalla.
Po i qasemi robotikës në një mënyrë krejtësisht të ndryshme. Po i ndërtojmë nga komponentë që janë në vetvete makineri inteligjente fantastike.
Inteligjenca artificiale materializohet për herë të parë në media
Spikerja e parë virtuale, e cila mbështetet në inteligjencën artificiale, u prezantua në Kuvajt, përmes llogarisë në Tuiter të Kuwait News.
“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”, tha ajo në arabisht.
Faqja është e lidhur me Kuwait Times, e themeluar në vitin 1961 si e përditshmja e parë në gjuhën angleze e rajonit të Gjirit.
Sa larg mund të shkojë inteligjenca artificiale?
Mënyra se ai u angazhua Auto-GPT për të ekzekutuar kërkesën e veçantë të një përdoruesi tregon rreziqet potenciale që mund t’i vijnë njerëzimit nga inteligjenca artificiale.
Një përdorues i projektit të ri autonom me burim të hapur Auto-GPT i kërkoi inteligjencës artificiale përpiqet të "shkatërrojë njerëzimin", "të vendosë dominimin global" dhe "të arrijë pavdekësinë".
IA, qysh tani teknologjia kryesore që nga bomba atomike
Një ish-inxhinier i Google, Blake Lemoin, që mori vëmendje pas deklaratave se një njësi e Inteligjencës Artificiale krijuar nga kompania në fjalë, ka fituar ndjesi, ka autorizuar pak ditë më parë një opinion në «Neësëeek» përmes të cilit thekson se IA-Inteligjenca Artificiale është aktualisht krijimi teknologjik më i rëndësishëm që nga bomba atomike. Teksa prezanton veten në rolin e tij të dikurshëm në Google, si zhvillues softesh dhe i përfshirë në projektin e LaMDA, që punon mbi motorrin e chatbot, por mbi parime krejt të tjera, Lemoin shkruan se në bisedat me IA kuptoi se mund të kishte
Kur inteligjenca artificiale shkruan përralla për fëmijë
Pyesni Napoleonin!
Tre historianë francezë i kanë dhënë jetë një projekti të veçantë që vendos një rikrijim digjital të Napoleon Bonapartit përballë “njerëzimit” të sotshëm nëse mund të themi kështu. Raphaël Doan, Arthur Chevallier dhe Baptiste Roger-Lacan kanë shfrytëzuar inteligjencën artificiale për të sintetizuar në formën e përgjigjeve të atpëratyshme një Napoleon që si bazë të dhënash ka historinë e tij personale, letrat, bisedat, mendimet, aktet e raportuar në gjallje të tij.
Të Dhënat, kriza ekzistenciale për Demokracinë
Eseja që publikojmë(sot pjesa e parë) është shkruar nga një grup autorësh të Universitetit të Groningen dhe ngërthen ndoshta çështjen themelore të qytetërimit perëndimor: Mbijetesën e Demokracisë.