Inteligjenca artificiale materializohet për herë të parë në media
Spikerja e parë virtuale, e cila mbështetet në inteligjencën artificiale, u prezantua në Kuvajt, përmes llogarisë në Tuiter të Kuwait News.
“Unë jam Fedha, prezantuesja e parë në Kuvajt që punon me inteligjencën artificiale në Kuwait News. Çfarë lloj lajmesh preferoni? Le të dëgjojmë mendimet tuaja”, tha ajo në arabisht.
Faqja është e lidhur me Kuwait Times, e themeluar në vitin 1961 si e përditshmja e parë në gjuhën angleze e rajonit të Gjirit.
Fedha është në fakt një test për potencialin që ia IA për të ofruar përmbajtje të re dhe inovative. Në të ardhmen, ajo mund të adoptojë theksin kuvajtian dhe të prezantojë buletinet e lajmeve në llogarinë e sajtit në Twitter, e cila ka 1.2 milionë ndjekës.
Fedha në gjuhën kuvajtiane i referohet argjendit, një ngjyrë që lidhet me robotët.
Flokët biondë dhe sytë me ngjyrë të çelur të spikeres u zgjodhën me qëllimin që e gjithë popullsia e Kuvajtit ta ndiejë veten të përfaqësuar.
Videoja e saj e parë prej 13 sekondash shkaktoi një lumë reagimesh në mediat sociale, duke përfshirë edhe gazetarët.
Rritja e shpejtë e përdorimit të inteligjencës artificiale në nivel global ka zgjeruar fushat e përfitimeve të saj, por edhe frikën mbi potencialin e saj për përhapjen e dezinformatave dhe kërcënimin ndaj vendeve të punës dhe integritetit artistik.
Add new comment