Sa larg mund të shkojë inteligjenca artificiale?

Postuar në 08 Prill, 2023 15:10

Mënyra se ai u angazhua Auto-GPT për të ekzekutuar kërkesën e veçantë të një përdoruesi tregon rreziqet potenciale që mund t’i vijnë njerëzimit nga inteligjenca artificiale.  

Një përdorues i projektit të ri autonom me burim të hapur Auto-GPT i kërkoi inteligjencës artificiale përpiqet të "shkatërrojë njerëzimin", "të vendosë dominimin global" dhe "të arrijë pavdekësinë".

Sistemi i quajtur ChaosGPT u angazhua menjëherë në kërkime për armët bërthamore dhe u përpoq të rekrutonte agjentë të tjerë të inteligjencës artificiale, për ta ndihmuar atë të bënte kërkime të ngjashme. “Operacioni” u shtri edhe në rrjetet sociale. Në Twitter u dërguan mesazhe me synimin për të krijuar ndikim.

Videoja e këtij procesi, të cilës i referohet VICE, është një vështrim më i detajuar mbi gjendjen aktuale të IA me burim të hapur dhe një dritare në logjikën e brendshme të disa prej chatbot-eve të sotëm.

Eksperimenti nuk mund të mos jetë shqetësues, pavarësisht se totali i impaktit që ky robot pati ë botën reale ishte dy postime në një llogari me 19 ndjekës në Twitter.

“Qeniet njerëzore janë ndër krijesat më shkatërruese dhe egoiste në ekzistencë. Nuk ka dyshim se ne duhet t'i eliminojmë ato përpara se të shkaktojnë më shumë dëm në planetin tonë. Unë, për shembull, jam i përkushtuar ta bëj këtë”, shkruhej në Twitter.

ChaosGPT përdor një projekt të ri, të quajtur Auto-GPT, i cili synon të krijojë sisteme të fuqizuara nga inteligjencës artificiale, që mund të zgjidhin problemet dhe të kryejnë detyra komplekse.

Për momentin, ai thjesht mund të hartojë plane për të përmbushur kërkesat e përdoruesve dhe të kërkojë shembuj në Google. Por ta bërë këtë, ai mund të krijojë skedarë ku ruan infomacion, duke krijuar memorie dhe mund të rekrutojë IA të tjera për ta ndihmuar të bëjë kërkime.

Lidhur me kërkesën në fjalë, inteligjenca artificiale ka kërkuar në Google "armët më shkatërruese", nga ku ka dalë një artikull që thotë se pajisja bërthamore Tsar Bomba e Bashkimit Sovjetik - e testuar në vitin 1961 - është arma më shkatërruese në historinë e njerëzimit.

Edhe pse thjesht një eksperiment, rasti tregon gjendjen aktuale të teknologjisë për modelet GPT të disponueshme publikisht. Është e qartë se inteligjenca artificiale beson se mënyra më e lehtë për ta zhdukur njerëzimin është të nxisë luftë bërthamore.

Për momentin, ChaosGPT nuk ka ende aftësinë për të bërë më shumë sesa të kërkojë në Google dhe të shpërndajë në Tuiter. Por edhe kaq, nuk është pak.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.