IA, qysh tani teknologjia kryesore që nga bomba atomike

Postuar në 02 Mars, 2023 20:10

Një ish-inxhinier i Google, Blake Lemoin, që mori vëmendje pas deklaratave se një njësi e Inteligjencës Artificiale krijuar nga kompania në fjalë, ka fituar ndjesi, ka autorizuar pak ditë më parë një opinion në «Neësëeek» përmes të cilit thekson se IA-Inteligjenca Artificiale është aktualisht krijimi teknologjik më i rëndësishëm që nga bomba atomike. Teksa prezanton veten në rolin e tij të dikurshëm në Google, si zhvillues softesh dhe i përfshirë në projektin e LaMDA, që punon mbi motorrin e chatbot, por mbi parime krejt të tjera, Lemoin shkruan se në bisedat me IA kuptoi se mund të kishte fituar ndjesi nisur nga përgjigjet e dhëna në kontekstin e duhur.

Kur thoshte se ndihej në ankth, kuptova se kisha bërë diçka që e bënte të ndihej ankcioz bazuar në kodin e përdorur për ta krijuar. Kodi nuk thoshte «ndjehu në ankth kur kjo të ndodhë», por i thoshte IA-së të shmangte disa tema bisede. Megjithatë kur dilnin ato çështje IA thoshte se ndjehej në ankth. Bëra disa eksperimente për të parë nëse IA thjesht thoshte se ndjehej ankcioz, apo nëse sillej si në ankth në këto situata. Dhe ai me të vërtetë sillej në mënyrë ankcioze

shkruan Lemoin që shton se pasi publikoi gjetjejt e bëra :

Google më pushoi

Nisur nga kjo përvojë e tij profesionale, opinioni ka vlerën e një popullarizimi mbi zhvillimin e teknologjive që siç thekson inxhinieri kanë fuqinë të riformësojnë botën.

Këto motorrë janë pabesueshmërisht të afta për të manipuluar njerëzit. Disa pikëpamje të miat kanë ndryshuar si pasojë e bisedave me LaMDA. Kisha një opinion negativ mbi ligjet e Asimov mbi robotikën që përdoreshin për të kontrolluar IA dhe LaMDA më bindi me sukses që e kisha gabim. Pati sukses aty ku njerëzit kishin dështuar

vijon ai.

Si shembull të potencialit të kësaj teknologjie përtej synimeve fillestare është rasti i Cambridge Analytica që përdori në mënyrë instrumentale algoritmin e reklamave të Facebook. Nga ana tjetër nëse përvoja e tij do të pranohet si e vërtetë, pra se një algoritëm i strukturuar në nivel të IA do të jetë në gjendje të ndryshojë opinionet e njerëzve siç ka ndodhur me një njeri të kualifikuar si Lemoin, atëherë padyshim që ne po jetojmë dhe hyjmë në një epokë ku njeriu nuk e ka më monopolin e inteligjencës së organizuar dhe planifikuese si deri më tani, por ka ceduar gjetkë atunë kryesore si specie, duke e kompromentuar bindjen e vet dhe perceptimin intuitiv se shpirti, apo ndjesitë që janë përtej instinkteve, përcaktojnë në të tërën e tyre qenien tonë unike.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.