Pyesni Napoleonin!
Tre historianë francezë i kanë dhënë jetë një projekti të veçantë që vendos një rikrijim digjital të Napoleon Bonapartit përballë “njerëzimit” të sotshëm nëse mund të themi kështu. Raphaël Doan, Arthur Chevallier dhe Baptiste Roger-Lacan kanë shfrytëzuar inteligjencën artificiale për të sintetizuar në formën e përgjigjeve të atpëratyshme një Napoleon që si bazë të dhënash ka historinë e tij personale, letrat, bisedat, mendimet, aktet e raportuar në gjallje të tij.
Kështu Napoleoni na flet sot për veprën e tij, Francën e asaj, kohe, bashkëpunëtorët e vet, interpretimin e historisë, por edhe për gjëra të mëvonëshme. Atë mund ta pyesësh ta zëmë se çfarë mendon për Hitlerin, Europën, luftën etj., për të cilat përgjigja vjen e kushtëzuar nga paradigma ideologjike e Revolucionit. Një Napoleon i ngecur në kohë që flet me kohën tonë, e mundësia e reflektimit të të cilit është e automatizuar. Pyeteni Napoleonin nëse keni kuriozitet!
Add new comment