Të Dhënat, kriza ekzistenciale për Demokracinë
Eseja që publikojmë(sot pjesa e parë) është shkruar nga një grup autorësh të Universitetit të Groningen dhe ngërthen ndoshta çështjen themelore të qytetërimit perëndimor: Mbijetesën e Demokracisë.
Themelore për shkak sepse kërcënimi që analizohet këtu nuk është tradicional; pra një ideologji tjetër, një qytetërim tjetër, apo një krizë sistemike pa kthim. Kërcënimi këtu ka një natyrë shumë paradoksale: të dhënat e gjeneraruara në mënyrë të përshpejtuar, teksa ilustrojnë dhe shprehin kulmin e zhvillimit teknologjik, e përligjin ekzistencën e botës së informacionit, përcaktojnë një kuadër shumë më të gjerë pushteti sesa vetë demokracia ku ushtrohen të drejtat dhe garancitë tona. Ndaj pyetja e autorëve: A do t’i mbijetojë Demokracia Big Data dhe Inteligjencës Artificiale është baza nga duhet nisur çdo analizë kryesore për demokracinë dhe të ardhmen e saj që ka tashmë, njësoj si komunizmi dikur, subversionin kryesor të gjeneruar nga një sukses që tejkaloi çdo horizont të imagjinuar.
Është një problem shumë më i ndërlikuar se çdo antagonizëm tradicional, pasi aktualisht mungojnë mjetet për ta luftuar, ndërkohë që ai nuk është kuptuar ende në përmasën e vet. Sepse siç shprehen autorët, Teknologjia po ndryshon mënyrën si ne organizojmë shoqërinë dhe kaq mjafton për të kuptuar se për çfarë bëhet fjalë.
***
Revolucioni digjital është në kulmin e vet. Si do ta ndryshojë ai botën tonë? Sasia e të dhënave që ne gjenerojmë dyfsihohet çdo vit. Me fjalë të tjera: në vitin 2016 ne gjeneronim po aq të dhëna sa në mbarë historinë e njerëzimit deri në vitin 2015. Çdo minutë ne gjenerojmë me qindra - mijëra kërkim në Google dhe pastime në Facebook. Këto përmbajnë informacione që zbulojnë atë sesi ne mendojmë dhe ndjejmë. Së shpejti, gjërat që na rrethojnë, ndoshta edhe rrobat, do lidhen po ashtu me internetin. Vlerësohet se në 10 vjet do të ketë 150 miliardë sensorë të lidhur në rrjet që është 20 herë më shumë sesa numri i njerëzve që banojnë në Tokë. Në atë moment sasia e të dhënave do të dyfishohet çdo 12 orë. Shumë kompani do përpiqen tani që këtë Big Data ta kthejnë në Big Money.
Çdo gjë do të bëhet inteligjente; së shpejti ne jo vetëm do të kemi smart phone, por edhe shtëpi inteligjente, fabrika të tilla dhe qytete inteligjente. A duhet të presim që këto zhvillime të çojnë në shtete apo kombe më të zgjuara dhe një planet më inteligjent?
Fusha e inteligjencën artifciale po bën në të vërtetë përparime mahnitëse. Në veçanti, po kontribuon në automatizimin e analizës së të dhënave. Ajo nuk po programon më thjeht rresht pas rreshti, por është e aftë tani të mësojë, pra të zhvillojë veten në vijimësi. Së fundmi, algoritmi i Google, Deep Mind, e mësoi veten ses të fitonte 49 lojëra Atari. Algoritmët mund të njohin tani gjuhën dhe modelet e shkruar me dorë po aq mirë sa njerëzit dhe mundet madje të konkurojë në disa detyra më mirë sesa ta. Ata janë në gjendje të përshkruajën përmbajtjet e fotove dhe videove. Sot 70% e të gjitha transaksioneve financiare kryhen nga algoritmet. Përmbajtja informative është në një pjesë, e gjeneruar automatikisht. E gjitha kjo ka pasoja radikale ekonomike: në 10-20 vitet e ardhshme rreth gjysma e vendeve të punës do të jenë të kërcënuar nga zëvendësimi me alogoritme. 40% e 500 kompanive kryesore sot në botë do jenë zhdukur brenda dekadës.
Mund të pritet që superkompjuterët të tejkalojnë së shpejti kapacitetet njerëzore thuajse në të gjitha fushat – kjo diku mes 2020-2060. Ekspertët kanë nisur t’u bien këmbanave. Vizionarë të teknologjisë si Elon Musk i motorrëve Tesla, Bill Gates i Microsoft dhe bashkëthemeluesi i Apple, Steve Wozniak, po paralajmërojnë se superinteligjenca është një rrezik serioz për njerëzimin, ndoshta edhe më i rrrezikshëm sesa armët bërthamore.
A është ky Alarmizëm?
Një gjë është e qartë: mënyra sesi ne organizojmë ekonominë dhe shoqërinë do të ndryshojë në themel. Ne po përjetojmë shndërrimin më të madh që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore; pas automatizimit të produkteve dhe krijimit të makinave pa shofer, automatizimi i shoqërisë është në radhë. Me këtë, shoqëria është në një kryqëzim, i cili premton shanse të mëdha, por edhe rreziqe të konsiderueshme. Nëse marrim vendimet e gabuara ai mund të kërcënojë arritjet tona më të mëdha historike.
Në vitet ’40 të shekullit të 20-të, matematikani amerikan Norbert Wiener shpiku kibernetikën. Sipas tij, sjellja e sistemeve do të mund të kontrollohej nga mjetet e rezultateteve të përshtatshme. Shumë shpejt, disa kërkues imagjinuan kontrollin e ekonomisë dhe shoqërisë sipas këtij parimi bazë, por teknologjia e e nevojshme nuk ishte e disponueshme në atë kohë.
Sot, Singapori shihet si shembull perfekt i një shoqërie me kontroll të të dhënave. Ajo çfarë nisi si një program për të mbrojtur qytetarët nga terrorizmi përfundoi duke ndikuar politikën ekonomike dhe atë të iigracionit, tregun e pasurisë dhe kurikulimin e shkollës. Kina është në të njëjtën rrugë. Së fundmi, Baidu, ekuivalenti kinez i Google, ftoi ushtrinë të merrte pjesë në Projektin e Kinës për Trurin. Ky përfshin algoritmët në qarkullim, të ashtuquajturit të të mësuarit depërtues mbi të dhënat e përdoruesve të mbledhura makinat e kërkimit. Përtej kësaj, është planifikuar një lloj kontrolli social po ashtu. Sipas raportimeve të fundit, çdo qytetar kinez do të marrë një të ashtuquajtur “Vlerësim i Qytetarit”, që do të përcaktojnë se nën cilat kushte ata mund të marrin kredi, punë apo të udhëtojnë në vende të tjera. Ky lloj monitorimi individual do të përfshinte lundrimin në internet të njerëzve dhe sjelljen sociale të kontaktevetë tyre.
Me kërkesat përherë e në rritje për kontroll krediti dhe disa dyqane online që eksperimentojnë me çmime të personalizuara, edhe ne në Perëndim jemi në të njëjtin shteg. Është përherë e më e qartë se ne të gjithë jemi në qendër të survejimit institucional. Kjo u zbulua në vitin 2015, kur u bënë publike hollësi të një programi sekret britanik, “Karma Police”, që tregoi sesa gjithëpërfshirëse ishte vëzhgimi i çdo përdoruesi të internetit. A po bëhet realitet Big Brother?
Shoqëri e programuar, qytetarë të programuar
Çdo gjë nisi qetë dhe në mënyrë të padëmshme. Makina e kërkimit dhe platformat rekomanduese nisën të na ofrojnë sugjerime të personalizuara për produkte dhe shërbime. Ky informacion bazohet mbi të dhëna personale dhe të dhëna adresuese(meta data) që u mblodhën nga kërkime të mëparëshme, blerje dhe orientimi i sjelljes si dhe ndërveprimet sociale. Ndërkohë që zyrtarisht, identiteti i përdoruesit është i mbrojtur, ai mundet në praktikë të hamendësohet lehtë. Sot, algoritmet e dinë shumë mirë se çfarë ne bëjmë, se çfarë ne mendojmë dhe sesi ne ndihemi – me gjasë më mirë sesa miqtë dhe familja jonë, apo edhe ne vetë. Shpesh rekomandimet që na ofrohen, përputhen kaq mirë saqë vendimet që pasojnë duket sikur ishin tonat, ndonëse ato nuk janë vendimet tona. Në fakt ne jemi kontrolluar në distancë edhe më me sukses në këtë mënyrë. Sa më shumë dihet për ne, aq më pak të lira do të jenë zgjedhjet tona dhe të paracaktuara nga të tjerët.
Por nuk ndalon këtu. Disa platforma softueresh po ecin drejt «përllogaritjeve bindëse». Në të ardhmen, duke përdorur teknologji të sofistikuar manipuluese, këto platforma do të jenë në gjendje të na urdhëzojnë përmes një tërësie veprimesh, si për ekzekutimin e procesve komplekse të punës, ashtu edhe për të gjeneruar përmbajtje të lirë për platformat e Internetit, nga të cilat korporatat fitojnë miliarda. Prirja është të kalohet nga programimi i kompjuterëve në programimin e njerëzve.
Këto teknologji po bëhen përherë e më shumë popullore në botën e politikës. Nën etiketën "nudging - shtysë" dhe në në një shkallë masive, qeveritë po përpiqen të drejtojnë qytetarët drejt sjelljeve më të shëndetshme, apo miqësore me mjedisin përmes mënyrave të «nudge» - një formë moderne e paternalizmit. Qeveria e re, përkujdesëse, nuk është e interesuar vetëm për atë se çfarë ne bëjmë, por gjithashtu do të sigurohet se ne bëjmë ato gjëra që ajo i konsideron të drejta. Fraza magjike është «big nudging», e cila është gërshetimi i big data me shkeljen e syrit, shtysën e madhe. Për shumëkënd kjo shfaqet të jetë një lloj skeptri digjital që të lejon të qeverisësh me efektivitet masat, pa i përfshirë qytetarët në proceset demokratike.
A mundet kjo të fitojë përkundrejt interesave të krijuara dhe të optimizojë kursin e botës? Nëse ndodh kështu, atëherë qytetarët mund të gjejnë veten të qeverisur nga një “mbret i mençur” me pushtetin e të dhënave, që mund të ishte në gjendje të prodhonte rezultatet e dëshiruara ekonomike dhe sociale pothuajse sikur të kishte një shkop digjital magjik.
Katastrofa të para-programuara
Por një kërkim në literaturën shkencore me rëndësi tregon se përpjekjet për të kontrolluar opinionet në sensing e “optimizimit” të tyre, janë të destinuara të dështojnë për shkak të kompleksitetit të problemit. Dinamikat e formimit të opinioneve janë plot befasi. Askush nuk e di sesi shkopi magjik digjital, që është të themi teknika manipulative e nudging, do të duhej të përdorej. Cila do të kishte qenë e drejtë apo e gabuar, që janë shpesh të dukshme vetëm më pas. P.sh gjatë epidemisë gjermane të gripit të derrit në 2009-ën, kushdo inkurajohej të vaksinohej. Megjithatë, ne e dimë tani se një përqindje e caktuar e agtyre që u imunizuan u prekën nga një sëmundje e pazakonshme, narkolepsia. Për fat të mirë, nuk pati shumë njerëz që zgjodhën të vaksinohen.
Një tjetër shembull është përpjekja e fundit e ofruesve të sigurimeve shëndetësore përtë inkurajuar sa më shumë ushtrime duke shpërndarë byzylykë inteligjentë me synim reduktimin e incidencës së sëmundjeve kardiovaskulare në popullatë; por në fund kjo mund të rezultojë në një numër më të madh operacionesh transplanti. Në një sistem kompleks siç është një shoqëri, një përmirësim në një zonë çon pashmangshmërisht në përkeqësimin e një zone tjetër. Kështu, ndërhyrjet në shkallë të gjerë mundet ndonjëherë të provohen se janë gabime masive.
Pavarësisht kësaj, kriminelët, terroristët dhe ekstremistët do të përpiqen dhe do ia dalin herët apo vonë të marrin në kontroll shkopin magjik digjital – ndoshta edhe pa u vënë re prej nesh. Thuajse të gjitha kompanitë dhe institucionet janë hakeruar tashmë, edhe Pentagoni, Shtëpia e Bardhë dhe NSA-ja.
Një problem tjetër del kur mungon transparenca e nevojshme dhe kontrolli demokratik: erozioni i sistemit nga brenda. Algoritmet e kërkimit dhe sistemet e rekomandimit mund të ndikohen. Kompanitë mund të ofrojnë mbi kombinime të caktuara fjalësh për të marrë rezultate më të favorshme. Qeveritë janë ndoshta në gjendje të ndikojnë rezultatet po ashtu. Gjatë zgjedhjeve, ata mund të miklojnë votuesit e pavendosur për të fituar mbështetjen – një manipulim që është i vështirë për t’u gjurmuar. Ndaj, kushdo që kontrollon këtë teknologji mund të fitojë zgjedhjet – duke shtyrë veten drejt pushtetit.
Ky problem thellohet nga fakti se në shumë vende, një motorr i vetëm kërkimi apo platformë e mediave sociale ka një pjesë dominuese në treg. Do të mund të ndikonte në mënyrë përcaktuese publikun dhe ndërhynte në këto vende në distancë. Ndonëse Gjykata Europiane e Drejtësisë me një gjykim të 6 tetorit 2015 kufizon eksportimin e të dhënave europiane, problemi që qëndron në themel nuk është zgjidhur ende në Europë, dhe aq më pak gjetiu.
Cilat janë efektet anësorë të padëshurueshme që duhet të presim? Në mënyrë që manipulimi të mbetet i pakuptueshëm, atij i duhet i ashtuquajturi efektei rezonancë – sugjestionime që janë mjaftueshëm të njohura për secalin individ. Në këtë mënyrë, prirjet lokale përforcohen gradualisht përmes përsëritjes, duke çuar drejt një “fluska filtruese” apo “efektit jehonë të një dhome”: në fund, e gjitha çfarë mund të merrni janë opinionet tuaja të reflektuara pas. Kjo shkakton polarizim social, me rezultat formimin e grupeve të ndara që nuk e kuptojnë më njëri-tjetrin dhe e gjejnë veten përherë e më shumë në konflikt. Në këtë mënyrë, informacioni i personalizuar mund që në mënyrë të paqëllimtë të shkatërrojë kohezionin social. Kjo mund të vërehet në politikën amerikane, ku demokratët dhe republikanët po largohen përherë e më shumë, aq sa kompromisi politik bëhet gati i pamundur. Rezultati është një fragmentim, me gjasë edhe dezintegrim i shoqërisë.
Sipas efektit rezonancë një ndryshim në shkallë të madhe i opinionit në shoqëri mund të gjenerohet vetëm gradualisht dhe ngadalë. Efektet shfaqen me një kohë vonesë, por ato gjithashtu nuk mund të zhbëhen lehtë. Është e pamundur, p.sh, që mëria kundër minoriteteve apo imigrantëve të dalë jashtë kontrollit: një sentiment kombëtar me tepri mund të shkaktojë diskriminim, ekstremizëm dhe konflikt.
Ndoshta edhe më domethënës është fakti se metodat manipuluese ndryshojnë mënyrën sesi ne marrim vendimet. Ato ndërpresin, të paktën përkohësisht sinjalet kulturore dhe sociale që janë përndryshe të rëndësishme. Përmbledhtazi, përdorimi në shkallë të gjerë I metodave manipuluese mund të shkaktoj dëme serioze, përfshirë brutalizimin e sjelljes në botën digjitale. Kush duhet të jetë përgjegjës?
...vijon
Burimi: https://www.scientificamerican.com/article/will-democracy-survive-big-da...
Përkthimi dhe hyrja: Skerdilajd Zaimi
Add new comment