historia
Çekia dhe Sllovakia bllokojnë dokumentin gjerman të zgjerimit të BE-së
Republika Çeke dhe Sllovakia kanë lëshuar së fundmi në deklaratë të përbashkët përmes së cilës kanë shprehur mosaprovimin e tyre me përfundimet e Këshillit të Europës mbi zgjerimin. Dokumenti në fjalë është propozuar nga presidenca gjermane dhe në qëndrimin e palës çeke dhe sllovake vihen në pikëpyetje ato që quhen “elementë të falsifikimit të historisë”.
Të pandehur që bëjnë adetin e patriotizmit
Prej dy ditësh përcillet në media ceremonia e rastit për festat e nëntorit. Në mënyrë shabllone lexon tituj kronikash të tipit: "Pavarësia bashkon politikën". Ose “Çlirimi ndan politikën”.
Pra kjo politikë martohet te Pavarësia dhe divorcohet te Çlirimi. Që për disa as nuk është i tillë.
Nuk mund të ketë falje të vërtetë pa njohje përgjegjësish
Të mos harrojmë, por të falim!
Hijet dhe kapriçot e Beogradit*
Nëse ndodhesh në Beograd në një ditë të vranët, e ke të pamundur të dallosh shkrirjen e këtij qyteti me qiellin. Labirinthi i fasadave gri të huton dhe të kuturis njëkohësisht. Një mori ndërtesash janë lyer në gri me hije të ndryshme dhe shumica në nevojë restaurimi. Paradoksalisht, kryeqyteti i vetëm i Bardhë në botë, që do të thotë fjalë për fjalë "Qyteti i Bardhë", është kryeqyteti dhe qyteti më i madh i Serbisë me një popullsi rreth 2 milion banorë dhe ndodhet aty ku lumi Danub takon lumin Sava dhe ku Rrafshi i Panonit takon Ballkanin.
Duhet shkruar proza e plaçkitjes, që nesër të mos ta lexojmë si histori progresi
Nëse lexon Agjencinë Telegrafike Shqiptare – ka që e lexojnë akoma nuk ka pse çuditemi – të përplaset në fytyrë progresi, zhvillimi ekonomik, Shqipëria e bukur, turizmi që nuk ndalet. Mund të mendosh që në fund të fundit kjo është detyra e një agjencie qeveritare, të flasë mirë për punët e qeverisë. Sepse ATSH është e tillë, ajo vetëm emrin ka shqiptare.
Tirana e xanun
E kujt është Tirana? Ja një pyetje që të vjen vetiu ndërmend kur je dëshmitar i ngjarjeve të shformimit dhe riformimit të saj të vazhdueshëm. I kujt është ky qytet, apo gati qytet? Kujt i përket, kujt i flet dhe kë përfaqëson?
Lufta e Dytë Botërore si paradigmë për të ardhmen e paqes në Europë
Ndonëse Gjermania e celebroi 9 majin si ditë Çlirimi, debati mbi Luftën e Dytë Botërore po i jep formë marrëdhënieve mes Rusisë dhe Europës. Në një opinion të datës 8 maj, ambasadori rus në BE, Vladimir Chizon flet për një “ortek gënjeshtrash” mbi Rusinë në mediat europiane.
Një histori e shkurtër e sektit të Hashashinëve
Historia e sektit shiit Hashashin shkon pas në kohë në vitin e vdekjes së Imamit Jafar al-Sadiq. Sekti është degë e një sekti tjetër, atij Ismailit Nizari dhe emri i tyre që rrjedh në origjinal nga termi Asāsiyyūn – besimtarë të themeleve të besimit, ose besimit të vërtetë – asociohet me termin anglisht assassin që do të thotë vrasës. Kjo për arsye se për rreth dy shekuj ky sekt i përqendruar kryesisht në Persi përhapte terror dhe përdorte taktika eliminimi fizik të veçanta.
Një kohë e vyer për ta kuptuar më mirë historinë e mospajtimit tonë
Teksa ditët po kalojnë nën presionin dhe tiraninë e një virusi pandemik, e ke më të lehtë të kuptosh arsyet se përse një shoqëri kaq e vogël numerikisht e përjeton diskutimin publik si një luftë civile permanente.
E ke më të thjeshtë të kuptosh se përse që nga krijimi i këtij shteti nuk është gjerur dot konsensusi dhe se bashkëjetesa është tamam siç e përkufizonte Esad Pashë Toptani, “një ekuilibër të urrejtjes”.
Veliaj u premton banorëve të njësisë 10: Do hyjmë në histori!
Punët nuk po ecin keq për qeverinë. Opozita ka rënë rehat dhe po bën sikur është e shqetësuar për reformën zgjedhore. Në këtë situatë në skenë del përherë gastori i politikës, kryetari i Bashkisë së Tiranës. Sot z. Veliaj ka thënë nga një tur pseudodëgjesash për buxhetin e vitit 2020: