fondet

Edhe BE-ja shton financimet për mbrojtjen

Postuar në 10 Qershor, 2017 10:11

Mbrojtja nis të nxjerrë krye si prioritet edhe për Bashkimin Europian. Kjo reflektohet në fonde dhe financime për një sketor për të cilin deri më tani BE-ja ka qenë pas vendeve të tjera të mëdha. Mirëpo duket se gjërat ndryshojnë duke prekur sektorëvtë tjerë civilë me rëndësi si mjedisi, dixhitalizimi dhe energjia.

Rilindja Urbane me fondet e qeverisë, BE kërkon ligj të posaçëm për transparencën e ndarjes së parave

Postuar në 16 Shtator, 2016 14:07

Qeveria ka mohuar se ka diskriminuar bashkitë e djathta në ndarjen e fondeve dhe të ashtuquajturin projekt i Rilindjes Urbane, për të cilin ka patur shumë pak transparencë. Nisur edhe nga ankesat e bashkive të djathta BE ka kërkuar miratimin e një ligji të posaçëm që fondet të ndahen në mënyrë transparente dhe të paanshme.
Kjo kërkesë i është përcjellë ministrit Bledi çuçi nga ambasadorja Romana Vllahutin.

Rikthehet teza krahinore. PD-ja “rifortifikohet” në Shkodër, por qeveria nuk përgënjeshtron dot akuzat për shpërndarjen e fondeve

Postuar në 07 Shtator, 2016 12:21

Pasi iku nga ministër i Jashtëm me motivin se ishte lodhur, pasi bëri kritikun e mërzitur nga media “të majta” ndaj qeverisë së Sali Berishës dhe mandej PD-së në opozitë, Besnik Mustafaj është rikthyer në politikë. Atij ja kanë hapur derën në një parti opozitare si PD-ja, e cila është në nevojë të madhe për çdo lloj ndërhyrjeje që jep idenë e ndryshimit dhe çon në fitimin e kohës. Është një rikthim si ai i Eduard Selamit, që pasi u përfol gjatë si një politikan me kushedi se çfarë kapacitetesh, provoi se në fakt është thjesht një anonim i keqkuptuar qëllimisht nga media.

Malajzi/Megamashtrimi financiar përmes “projekteve strategjike”. Nga kryeministri deri te financimi i filmit “Ujku i Wall Street”

Postuar në 30 Korrik, 2016 03:55

Çfarë mund të prodhojnë kur bëhen bashkë biznesmenë në kërkim të fitimit të shpejtë, një kryeministër i korruptuar dhe një nevojë për të marketuar sukses ekonomik? Shumëçka, por në rastin e Malajzisë kanë prodhuar atë që prokurorja e Përgjithshme në SHBA, Loretta Lynch, e cilësoi si “rasti kleptokratik më i madh në historinë e SHBA”.

I del zëri edhe ministrisë së Gjermenit: 517 mijë euro për spote. Reagon AKPT-ja

Postuar në 08 Janar, 2016 18:37

I kishte shpëtuar zhurmës së akuzave të pafundme që janë bërë ndaj kësaj qeveri pqër tendera e konçesione, por më në fund ka dalë në sipërfaqe. Ministria e Zhvillimit Urban, drejtuar nga Eglantina Gjermeni raportohet të ketë transferuar në datat 18 dhjetor dhe 31 dhjetor 2015, 517 mijë euro në drejtim të një kompanie të quajtur “Kube Studios”. “Këto kalime fondesh nuk rezultojnë të publikuara në buletinët zyrtarë elektronikë të Agjencisë së Prokurimit Publik. Por në përshkrimin e bërë në thesar, ministria e znj.

Ish-shefi i shtabit kallëzohet nga M. e Mbrojtjes për abuzime me fondet

Postuar në 18 Nëntor, 2015 23:05

Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi për abuzime  me fondet. “Dita” raporton se Gjunkshit i kërkohet të kthejë pas 5 845 euro, të cilat pretendohet se i ka marrë nga buxheti për të paguar udhëtimet e bashkëshortes jashtë shtetit. “...vleres se biletave te udhetimit per jashte shtetit te bashkeshortes se paditesit te paguara padrejtesisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro te marra paradhenie sipas urdhrit te MM nr. 1793.

Projektbuxheti 2016, kryeministria rrit me 343% shpenzimet për veten

Postuar në 17 Nëntor, 2015 12:15

Projektbuxheti 2016, që ka marrë edhe miratimin e qeverisë, i ka qëndruar një politike të shtrënguar shpenzimesh, duke ulur ndjeshëm fondet për infrastrukturën dhe arsimin, ndërsa aparati qeveritar nuk ka ndjekur të njëjtën trajektore, duke i rritur shpenzimet me 343%.

Qeveria e çon vendin në gropë: 600 milion euro shpërdorim fondesh për vitin 2014

Postuar në 01 Nëntor, 2015 11:59

Qeveria aktuale thyen rekord në ahpërdorimin e fondeve buxhetore. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se për votin 2015, qeveri me të gjitha degët e saj “kanë shpërdoruar 82 352 933 000 lekë nga paratë e qytetarëve shqiptarë, gati 20 herë më shumë se në 2013”. Kjo në zbatim të buxhetit të vitit 2014. Raporto jep hollësi të shpërdorimit të fondeve, ku bie në sy përdorimi i fondit rezervë si shtesë në buxhet. “Vlera e shkeljeve me pasojë dëm ekonomik në të ardhurat e buxhetit është 14,407,241 000 lekë.

Irani dhe Rusia bien dakord për krijimin e një banke të përbashkët

Postuar në 22 Tetor, 2015 15:11

Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një bankë të përbashkët që synon të lehtësojë transaksionet financiare mes  të dyja vendeve. Lajmi është bërë publik nga Banka Qendrore e Iranit sipas së cilës marrëveshja është arritur gjatë vizitës së ministrit rus të Energjisë, alexander Novak dhe kreu të BQI-së, Vaiollah Seif. Nga ana e vet ministri rus ka deklaruar gatishmërinë e Rusisë për të garantuar linja kreditimi për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Iran.

Pages

Subscribe to RSS - fondet