Qeveria e çon vendin në gropë: 600 milion euro shpërdorim fondesh për vitin 2014

Postuar në 01 Nëntor, 2015 11:59

Qeveria aktuale thyen rekord në ahpërdorimin e fondeve buxhetore. Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit konstaton se për votin 2015, qeveri me të gjitha degët e saj “kanë shpërdoruar 82 352 933 000 lekë nga paratë e qytetarëve shqiptarë, gati 20 herë më shumë se në 2013”. Kjo në zbatim të buxhetit të vitit 2014. Raporto jep hollësi të shpërdorimit të fondeve, ku bie në sy përdorimi i fondit rezervë si shtesë në buxhet. “Vlera e shkeljeve me pasojë dëm ekonomik në të ardhurat e buxhetit është 14,407,241 000 lekë. Vera e shkeljeve me pasojë dëm ekonomik në shpenzime është 67,945,692 000 lekë. Gjatë vitit që lamë pas, vlera e abuzimeve në total është 82 352 933 000 lekë ose rreth 600 milionë euro. Sipas raportit të KLSH, gjatë auditimit të përdorimit të Fondit Rezervë të Buxhetit të Shtetit, përsëriten të njëjtat shkelje dhe mangësi të konstatuara edhe në vitet e mëparshme...KLSH ka konstatuar se fondi rezervë është përdorur si “shtesë buxheti”, për ministritë e linjës dhe institucione të tjera, në vlerë 613,000 mijë lekë, ose 41% të vlerës së tij, fonde këto të cilat duhet të parashikoheshin në përputhje me procedurat dhe kriteret ligjore të planifikimit të buxhetit etj.”, thuhet në raport. Një paaftësi me kosto të mëdha për vendin, i cili është nënshtruar një regjimi fiskal të rënduar për shkak të shëprdorimit që bëjnë ata që sot kanë çelësat e vendit.
http://www.mapo.al/2015/11/259765

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.