Irani dhe Rusia bien dakord për krijimin e një banke të përbashkët
Irani dhe Rusia kanë rënë dakord të krijojnë një bankë të përbashkët që synon të lehtësojë transaksionet financiare mes të dyja vendeve. Lajmi është bërë publik nga Banka Qendrore e Iranit sipas së cilës marrëveshja është arritur gjatë vizitës së ministrit rus të Energjisë, alexander Novak dhe kreu të BQI-së, Vaiollah Seif. Nga ana e vet ministri rus ka deklaruar gatishmërinë e Rusisë për të garantuar linja kreditimi për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në Iran. Bëhet e ditur se është krijuar një fond fillestar prej 5 miliard dollarësh për projekte të përbashkëta ruso-iraniane.
Add new comment