Ish-shefi i shtabit kallëzohet nga M. e Mbrojtjes për abuzime me fondet

Postuar në 18 Nëntor, 2015 23:05

Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi për abuzime  me fondet. “Dita” raporton se Gjunkshit i kërkohet të kthejë pas 5 845 euro, të cilat pretendohet se i ka marrë nga buxheti për të paguar udhëtimet e bashkëshortes jashtë shtetit. “...vleres se biletave te udhetimit per jashte shtetit te bashkeshortes se paditesit te paguara padrejtesisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro te marra paradhenie sipas urdhrit te MM nr. 1793. date 09.09.2013 ose kompensimin e detyrimeve duke e kompensuar kete detyrim nga pagesa kalimtare, shperblimi i menjehershem dhe nga te drejtat e tjera”, thuhet ndër të tjera në kallëzim(http://www.gazetadita.al/paditet-ish-shefi-i-shtabit-pagoi-udhetimet-e-g...). Ministria e Mbrojtjes kallëzoi dy vjet më parë edhe ish-ministrin Arben Imami për shpërdorim fondesh me reklamat shtetërore, por asgjë nuk rezultoi në gjykatë. Po kështu së fundmi kjo ministri është vënë nën akuzë nga opozita për disa procedura tenderuese. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.