bashkeshortja
Fund pushtetit të Mugabes. Përjashtim nga partia edhe për të shoqen
Pushtetit të diktatorit të Zimbabves, Robert Mugabe, duket se i ka ardhur fundi. Pas puçit të ushtrisë dhe izolimit të tij, ka hyrë në veprim partia ku ai aderon, Zanu-PF që e ka shkarkuar. Në krye të vendit, si president është caktuar Emmerson Mnangagawa, ish-zv.president dhe i shkarkuar nga Mugabe dy javë më parë. Ky akt i Mugabes thuhet se provokoi shumë reagime për të bllokuar idenë e Mugabes për të caktuar si zv.president, gruan e tij Grace.
"AbcNews": Kamioni me 8 ton drogë, në pronësi të bashkëshortes së Qazim Sejdinit
Agjencia doganore, që ka kryer procedurat e tranzitimit në Shqipëri të kamionit që vinte nga Maqedonia dhe që është bllokuar me 8 ton drogë në Ankona të Italisë në shkurt të këtij viti, rezulton se është ne pronesi te bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.
Farah Pahlavi: “Khomeini u ndihmua edhe nga mediat perëndimore”
Regjimi Iranian ka ndalur që koleksioni i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Teheran të prezantohet në Berlin, ku ishte parashikur të vendosej në një ekspozitë në dhjetor. Koleksioni u krijua në vitet ’70 nga ish-perandoresha Farah Pahlavi, bashkëshorte e Shahut të fundit, Mohammad Reza Pahlavi, e cila flet në një intervistë për revistën gjermane “Spiegel” për koleksionin, por edhe për Iranin e atyre viteve.
Ajo mendon se njerëzit kanë nostalgji për Iranian e para revolucionit, për atë frymë që sipas saj po krijohej e që do t’i hapte rrugën zhvillimit.
Këtë krenari ta jep vetëm partia
Partia u distancua nga Shukriu, por bashkëshortja e këtij të fundit thotë se burri i saj u godit si pjesë e një skenari për të shkallmuar Partinë Socialiste. “Duke goditur bashkëshortin tim, persona me pushtet politik, ekonomik dhe ndoshta më tej, synojnë të marrin Bashkinë e Dibrës. Ata nuk kanë për qëllim vetëm të dobësojnë familjen Xhelili, por edhe të shkallmojnë Partinë Socialiste në Dibër.
Ish-shefi i shtabit kallëzohet nga M. e Mbrojtjes për abuzime me fondet
Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi për abuzime me fondet. “Dita” raporton se Gjunkshit i kërkohet të kthejë pas 5 845 euro, të cilat pretendohet se i ka marrë nga buxheti për të paguar udhëtimet e bashkëshortes jashtë shtetit. “...vleres se biletave te udhetimit per jashte shtetit te bashkeshortes se paditesit te paguara padrejtesisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro te marra paradhenie sipas urdhrit te MM nr. 1793.