"AbcNews": Kamioni me 8 ton drogë, në pronësi të bashkëshortes së Qazim Sejdinit

Postuar në 20 Prill, 2017 16:57

Agjencia doganore, që ka kryer procedurat e tranzitimit në Shqipëri të kamionit që vinte nga Maqedonia dhe që është bllokuar me 8 ton drogë në Ankona të Italisë në shkurt të këtij viti, rezulton se është ne pronesi te bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

ABC News ka siguruar kopjen e ekstraktit të Qendrës së Regjistrimit të Binzeseve, ku është pasqyruar fakti se Xhuljana Sejdini, bashkëshortja e kreut të bashkisë së Elbasanit është ortakja e vetme e agjensisë doganore “Ujori shpk”. Kjo kompani, ka si administrator Rezarta Shehun, por sipas regjistrimit në qendrën kombëtare të biznesit ajo rezulton si pronë e bashkëshortes së kryetarit të bashkisë së Elbasnait.

Kompania “Ujori Shpk”, si përfaqësues të saj në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kishte shtetasin Maliq Kadilli, tashmë i arrestuar nga Prokuroria për Krime të Rënda. I dyshuari Kadilli në emër të agjensisë doganore “Ujori shpk”, ka përpiluar dokumentet për hyrjen dhe tranzitimin e kamionit që drejtohej nga i arrestuari në Itali, Zoran Stanojoski. Nga ana tjetër burimet pranë Prokurorisë për Krime të Rënda i thanë ABC News, se nuk përjashtohet nga hetimi edhe agjencia doganore “Ujori shpk” si bashkëpunëtor në rrjetin e trafikut të drogës.

ABC News disponon pamjen e përftuar nga skanimi në doganën e Qafë Thanës të kamionit që u kap me 8 ton hashash në Ankona të Italisë. Në skanerim duket qarte se kamioni qe kishte hyre nga Maqedonia, kishte ne brendesi vetëm disa kuti polisteroli dhe jo lëndë narkotike. Kjo ngre dyshime të forta se droga është ngarkuar në Elbasan.

http://www.abcnews.al/lajme/aktualitet/2/83457

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.