Fund pushtetit të Mugabes. Përjashtim nga partia edhe për të shoqen
Pushtetit të diktatorit të Zimbabves, Robert Mugabe, duket se i ka ardhur fundi. Pas puçit të ushtrisë dhe izolimit të tij, ka hyrë në veprim partia ku ai aderon, Zanu-PF që e ka shkarkuar. Në krye të vendit, si president është caktuar Emmerson Mnangagawa, ish-zv.president dhe i shkarkuar nga Mugabe dy javë më parë. Ky akt i Mugabes thuhet se provokoi shumë reagime për të bllokuar idenë e Mugabes për të caktuar si zv.president, gruan e tij Grace.
Po kështu edhe kjo e fundit është larguar nga partia. BBC-ja përcjell pamje të festimeve nga njerëzit, pas vendimit të partisë për shkarkimin e presidentit dhe largimin e të shoqes nga partia.
http://www.bbc.com/news/world-africa-42043370
It is done pic.twitter.com/Z6wSX4quoG
— andrew harding (@AndrewWJHarding) November 19, 2017
Add new comment