gjunkshi

Ka nisur shpërndarja e armëve. Krimi do provokojë më 30 qershor. Do të mbrohemi me çdo mjet

Postuar në 26 Qershor, 2019 22:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar sot pak pasi kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën e presidentit Ilir Meta për takim, se në datë 30 qershor do të jetë krimi që do të derdhet rrugëve për të detyruar qytetarët të votojnë. Sipas Bashës dhe zyrtarëve të PD-së Rilindja po shpërndan armë për militantët e vet në funksion të provokimit të qytetarëve dhe krijimit të klimës së frikës.

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë formulon akuza publike përmes gazetës zyrtare të PD-së

Postuar në 10 Tetor, 2017 10:26

Ish-shefi i Shatbit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi ka publikuar sot një shkrim denoncues në gazetën zyrtare të Partisë Demokratike, “Rilindja Demokratike”, mbi atë që po quhet skandali i radarëve.

Ish-shefi i shtabit kallëzohet nga M. e Mbrojtjes për abuzime me fondet

Postuar në 18 Nëntor, 2015 23:05

Ministria e Mbrojtjes ka kallëzuar ish-shefin e Shtabit të Ushtrisë, gjeneral Xhemal Gjunkshi për abuzime  me fondet. “Dita” raporton se Gjunkshit i kërkohet të kthejë pas 5 845 euro, të cilat pretendohet se i ka marrë nga buxheti për të paguar udhëtimet e bashkëshortes jashtë shtetit. “...vleres se biletave te udhetimit per jashte shtetit te bashkeshortes se paditesit te paguara padrejtesisht nga buxheti i shtetit dhe 800 euro te marra paradhenie sipas urdhrit te MM nr. 1793.

Subscribe to RSS - gjunkshi