Rilindja Urbane me fondet e qeverisë, BE kërkon ligj të posaçëm për transparencën e ndarjes së parave
Qeveria ka mohuar se ka diskriminuar bashkitë e djathta në ndarjen e fondeve dhe të ashtuquajturin projekt i Rilindjes Urbane, për të cilin ka patur shumë pak transparencë. Nisur edhe nga ankesat e bashkive të djathta BE ka kërkuar miratimin e një ligji të posaçëm që fondet të ndahen në mënyrë transparente dhe të paanshme.
Kjo kërkesë i është përcjellë ministrit Bledi çuçi nga ambasadorja Romana Vllahutin.
Në njoftim thuhet se "Në veçanti, Ambasadorja Vlahutin e nxiti qeverinë që të miratojë sa më shpejt, në këshillim të ngushtë me gjithë palët e interesuara përkatëse, një ligj përmes të cilit financat vendore të jenë të parashikueshme dhe fondet të ndahen në mënyrë transparente dhe të paanshme.
Vllahutin përsëriti vendosmërinë e plotë të BE-së për të punuar së bashku me autoritetet shqiptare për shtimin e kapaciteteve qeverisëse lidhur me BE-në në nivel vendor. "Nisma që bashkitë të kenë zyrat e tyre vendore të BE-së do të jetë një mjet i dobishëm për integrimin evropian të vendit. Delegacioni i BE-së planifikon të asistojë duke ofruar trajnime / ndarje njohurish, si dhe komunikim në rrjet dhe platforma ndërlidhëse, materiale informuese dhe menaxhim veprimtarish"- thuhet në njoftim.
Add new comment