edi rama
Çfarë pate z. Rama?
Kryeministri Edi Rama e përcjell këtë video në Facebook nën titullin: Replikë.
Llaxore, këlysh të rrahur e kështu me radhë. Epitetet nuk kanë ndalur në një shfaqje që është mbyllur me avokatinë e zakonshme: Ky është thjesht një opinionin.
Shqiptarçe, jo Turp!
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka disa ditë që ka nisur atë që mund të quhet një fushatë përgënjeshtrimi personal dhe publik të lajmeve të ndryshme sidomos nga Top-Channel. Së fundmi z. Rama ka reaguar edhe ndaj qëndrimeve të Ilir Metës pro “asaj ministres britanike që akuzon shqiptarët”, ndërkohë që sot, përmes një statusi akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha për qëndrimet e veta përcjellë për “Daily Mail”:
Gazetaria radioaktive e pushtetit
Shqiptarja.com publikon sot, ose dje(çfarë rëndësie ka tashmë?) një shkrim të njohur, por që është edhe një shkrim i ri. Shkrimi është i njohur sepse flet për pasurinë e Sali Berishës dhe Ilir Metës, familjarëve të tyre. Është i ri sepse tekstualisht ka marrë ekzistencë këto orë. Konteksti dihet: këta bëjnë protestë për varfërinë, por vetë janë të krimbur në lekë. Dakord, e dimë. Është e vërtetë një gjë e tillë.
Fake State/ShISh i është deleguar partnerëve. Kampi i MEK nën sigurinë e partnerëve
Në intervistën e vet për “Real Story”, kryeministrii vendit Edi Rama ka bërë disa pohime problematike që zbulojnë një lloj shteti allasoj.
P.sh i pyetur për hakerimin e të dhënave të Shërbimit Informëtiv Shtetëror, z. Rama ka deklaruar se që nga viti 1997, por sidomos pas “disa reformimeve” siç i tha nëpër dhëmbë ai,
ShISh i është lënë partnerëve
Se çfarë do të thotë kjo, mund të kuptohet me deklaratën tjetër sipas së cilës:
Ne nuk kemi pyetur kurrë se çfarë bën ShISh me paratë
Partia, ose Kom(b)Uniteti
Kryeministri Edi Rama ka nisur së fundmi të marrë pjesë, apo të promovojë një nismë të quajtur “Krenaritë e Komunitetit”. Aty shpërndahen tituj a medalje, fleta lavdërimi nëse duam, pra stimuj simbolikë përkujtese për njerëz që vlerësohen se kanë dhënë kontribute në fushën e profesionit apo në qytetet ku banojnë.
Tani, për ta parë me korrektesë këtë që po ndodh puna e do që të shihet nëse përlavdërimi qeveritar po begenis edhe ata që nuk kanë rreshtim publik me partinë në pushtet apo jo.
Kur të zë Harbuti derën!
Shiheni këtë video për të kuptuar se ku përfunduam. Se çfarë bën një gagarel që është kryeministër, sesi një popull që ka vetëm ankesa, rri gati - tu para një të këtilli që të vjen në derë të punës tënde, të merr shërbimin në pronën tënde dhe pastaj të bën një rreshtore me pyetje dhe përgjigje mbi progresin e zonës.
A minohet Demokracia në një vend ku ajo thjesht Inskenohet?
Një ndër drejtuesit e Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se drafti për ligjin kundër shpifjes është tërhequr.
E para, dua tju them se ndryshimet në ligjin për median, që kanë të bëjnë me shpifjen janë tërhequr nga propozuesi. Dua tju rikonfirmoj se ne e kemi tërhequr ato ndryshime ligjore që janë bërë para tre vitesh.
BE nuk do pranojë një satelit të Turqisë në Adriatik. SHBA po kërkon zëvendësuesin e Ramës
Stavros Tzimas i gazetës greke “Kathimerini” ka publikuar sot një opinion mbi atë që e quan “vallëzimi i çuditshëm i Edi Ramës me Erdoganin”. Shkak është fjalimi i kryeministrit të Shqipërisë në KiE gjatë të cilit ka rënë në sy mbrojtja që z. Rama i ka bërë presidentit turk. Asgjë nuk e ka pishur humorin e të pranishmëve lidhur me raportin e Dick Martyt, sipas Tzimas ka qenë avokatia e Edi Ramës për Erdogan që ka çuar në refuzimin e darkës së punës të thirrur prej tij.
Një shqiptar i llojit Rama
Kryeministër mbajtët një fjalim me shumë ton, thatë disa të vërteta. Çfarë backfire siç thuhet në anglisht?
Muhamed Veliu ky, gazetar.
Asgjë nuk backfire. Sepse unë ju thashë që nëse nuk do të kishte reagime unë do të isha shqetësuar
Përgjigja kjo e kryeministrit.
Një Shqipëri që nuk beson më te Fjala
Edi e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë. Një lider i vërtetë nuk dallon vetëm për nga jehona e politikave të tij, por edhe nga vullneti për të bërë kalime në regjistra dhe mos humbur durimin. Këtu, ta pranojmë, z. Rama ia kalon të gjithë bagëtive politike të PS-së.