Fake State/ShISh i është deleguar partnerëve. Kampi i MEK nën sigurinë e partnerëve
Në intervistën e vet për “Real Story”, kryeministrii vendit Edi Rama ka bërë disa pohime problematike që zbulojnë një lloj shteti allasoj.
P.sh i pyetur për hakerimin e të dhënave të Shërbimit Informëtiv Shtetëror, z. Rama ka deklaruar se që nga viti 1997, por sidomos pas “disa reformimeve” siç i tha nëpër dhëmbë ai,
ShISh i është lënë partnerëve
Se çfarë do të thotë kjo, mund të kuptohet me deklaratën tjetër sipas së cilës:
Ne nuk kemi pyetur kurrë se çfarë bën ShISh me paratë
Z. Rama mandej ka deklaruar se partnerët që mesa duket e kanë shërbimin shqiptar si korrier apo çirak janë shumë të padisponueshëm të pranojnë më shumë sesa sugjerime.
Pra ne dëgjojmë nga kryeministri i vendit tonë se një hallkë e sigurisë sonë, administrohet nga të tjerë sepse ashtu është vendosur në vitin 1997.
Rrjedhojat e kësaj janë serioze; p.sh z. Rama ka deklaruar se ShISh sipas partnerëve “shkëlqen në punën kundër terrorizmit”, por “ka kontribut thuajse zero në luftën kundër krimit apo korrupsionit në vend”. Dhe logjika ta do se të huajt që e kanë çirakun shqiptar pas bythe, e kanë për vete.
Deklaratat janë skandaloze për logjikën e kujtdo, por edhe për një minimum takti me veten. Por z. Rama nuk është ndalur këtu. I pyetur për kampin e MEK në Durrës, ai ka thënë se muxhahedinët janë në Shqipëri për shkak të detyrimeve që ka vendi në aleanca, ndërkohë që shtoi se:
Partnerët janë në borxh me Ne
Teknikisht z. Rama ka zbardhur marrëveshjen e bërë që i lë Shqipërisë vendimin për strehim, por për sigurinë në kamp, ajo u takon partnerëve “me të cilët kemi biseduar”.
Nga kampi i MEK janë nisur sulme kibernetike ndaj Iranit, çka ka sjellë kundërveprimin e Iranit dhe vetë fakti që z. Rama e ka përmendur një gjë të tillë tregon se në Tiranë janë frikësuar realisht për atë që mund të ndodhë.
Çka çudit është mënyra sesi ne si shtet kemi lënë këtë hapësirë për çështje kaq kritike dhe përkundrejt cilit interes.
s.zaimi
Add new comment