Një shqiptar i llojit Rama

Postuar në 12 Tetor, 2022 19:09

Kryeministër mbajtët një fjalim me shumë ton, thatë disa të vërteta. Çfarë backfire siç thuhet në anglisht?

Muhamed Veliu ky, gazetar.

Asgjë nuk backfire. Sepse unë ju thashë që nëse nuk do të kishte reagime unë do të isha shqetësuar

Përgjigja kjo e kryeministrit. 

Në këtë derexhe katandiset marrëdhënia e “punës” mes një gazetari dhe kryeministrit që tund kokën dhe pohon krenar se ai ia bëri tetë me dy Evropës.

Ndërkohë që një pyetje më parë i erdhi nga Tv Klan: A do ta bënit këtë nëse nuk do të ishte Hashim Thaçi por një tjetër kryeministër?

Elja unë kam shumë respekt për ty, por kësaj pyetjeje refuzoj t’i përgjigjem.

Shëmtisë në shqip që na ofrohet nga një tallava krenarësh kuqezi për faqe të zezë i parapriu një fjalë në Këshillin e Europës, gjatë së cilës z. Rama nuk paraqiti ndojë provë, por bëri një interepretim personal për raportin e Dick Martyt. Një teatër për mikun e tij Hashim, një show patriotizmi që sfidon Albin Kurtin në Prishtinë. Dhe kaq. Asgjë më shumë. Një zhurmë xixëlluese që për fat të keq prezantohet se përfaqëson të gjithë shqiptarët.

Tani shumëkush mund të pyesë veten: a më përfaqëson ky njeri në atë që thotë, në atë që bën? Në këtë lapërdhi marketing ku vaniteti përforcohet nga një fytyrë e lumtur adhuruese e Elisa Spiropalit?

Po vallë kjo është Shqipëria, këtë meritojmë ne të gjithë? Këtë fytyrë, këto fjalë, këtë shfaqje, këto poza dhe këto pyetje gazetarësh të lumtur që edhe ata “janë në anën e duhur të historisë”?

Lojërat e një snobi do kushtojnë patjetër dikur sepse sadoq miq të ketë z. Rama ai po flet përmbi mundësitë e këtij vendi, i cili ka gjithë të drejtën të refuzojë rezoluta apo raporte si ai i Dick Martyt, por duke qenë ai vend që është ka detyrimin të faktojë dhe provojë më së miri kontestimin e vet.

Le të mbajmë parasysh se Shqipëria është një vend i vogël, i varfër dhe që aktualisht po njihet për arratisjen e popullsisë së vet në atë Europë të cilës ky kacagjel po i bën sot gjyqin personal. Dhe pretendimet e saj do të ishte mirë të mbroheshin nga të tjerë, që janë më të kualifikuar, ndërkohë që është e qartë si drita e diellit se ky e bën këtë vetëm për të shqitur nga vetja një stigmë dhe paragjykim në Kosovë pse ndoshta ka ambicie dhe shpresa që kanë të bëjnë me vjedhjen e përshtypjeve edhe matanë kufirit.

Një të vërtetë z. Rama e tha: e vërteta e gjen vendin e vet. Padyshim. Do ta gjejë edhe për të, për këtë shtirje dhe perversion në nivel shtetëror të një politike që nuk ka asgjë të bëjë me Shqipërinë dhe shqiptarët, por vetëm me llogaritë personale të tij. Është e vërtetë në dritë të diellit se Shqipëria e tij dhe Muhamed Veliut po boshatiset. Me siguri që jo nga krenarët dhe krenaria, por nga të tjerë që ndoshta kanë nisur të kuptojnë se shqiptar I llojit Rama, është stigmë e padurueshme.

s.zaimi 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ore ca thu? Cfare prove duhet te sillte. U akuzuam para 10 vjetesh per nje krim dhe u be nje rezolute. Pas 10 vjetesh nuk ka dale asnje orove. Eshte akuzuesi qe duhej te kishte provuar. Qofte edhe politikisht pafajsia eshte e prezumuar.

Submitted by Asterisk (not verified) on

Fiks! Nese me te vertete e keni opozitarizmin kunder Rames, mjaft me kritika non-sense. Shqiperia duhet ta kishte ngritur zerin qe heret per kete histori (ashtu sic e ngrer Serbia). Nuk e ka ajo per detyre te sjelle prova, vetem te kerkoje llogari se me gjithe kohen e burimet e harxhuara ai raport provoi nje vërë ne uje.
Ndersa sa per Ramen, kjo duket operacion kirurgjikal imazhi i Rames (qe kirurge profesioniste po e vene ne jete), ndersa argumentat ketu merren me komente te tipit "U bo ky me fol!!" . Uje ne mulli te Rames cojne te gjitha keto, dhe ai dhe njehere po trergon qe mbledh njerez qe e dine se cfare eshte PR-i. Kuptoheni kete, jepini ate qe i takon ne kete rast, dhe kthehuni tek argumentat uleritese: Eshte ekonomia o budallenj!!!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.