Kur të zë Harbuti derën!

Postuar në 19 Tetor, 2022 17:02

Shiheni këtë video për të kuptuar se ku përfunduam. Se çfarë bën një gagarel që është kryeministër, sesi një popull që ka vetëm ankesa, rri gati - tu para një të këtilli që të vjen në derë të punës tënde, të merr shërbimin në pronën tënde dhe pastaj të bën një rreshtore me pyetje dhe përgjigje mbi progresin e zonës.

Dhe zotëria që flet aty mesa duket është pronari i lokalit, apo hotelit që i jep xhevap harbutit të rehatuar në karrige si Plaku Merre që jep urdhëra e merr në pyetje të Zotin e Punës. Ose ai që shfaqet si i tillë.

Ka pronar të tillë në Shqipëri? Vërtet që “klienti është mbret”, por ky që shohim në video nuk sillet si mbret, por si xhandar që ka hequr rripin e po tund thuprën gati.

Pyetja këtu është: si vallë këtij njeriu i shijon kjo shfaqje kapadaillëku? Kjo kapardisje arrogante në punë të tjetrit?

Po si ore të vijë tjetri, megjithë fëlliqësinë politike që përfaqëson e të zërë karrigen duke bërë pyetje e duke marifetosur një kinopolitikë të ndyrë për t’u treguar të gjithëve se ky është shefi?

Kjo është Shqipëria e vërtetë. Kokëulur dhe pa dinjitet, ku nuk ka asnjë siguri veçse të momentit, të çastit.

Si ore të gëllitet çdo gjë në këtë vend, të të hapin derën e të të hyjnë brenda serbes-serbes? E të të japin edhe leksione sesi gatuhet trahanaja, po xhanëm edhe sesa djegës është speci këtë vit pas provave gjenerike në vetë të parë.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

-Vetë e ke bërë rakinë xha Braho?
-Vetë.
-Di ti mo si bëhet raki?
-Joo!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.