edi rama
Ta gëzosh Europën dhe Durrësin që vjen pas!
Jemi në qendër të vëmendjes për një ditë të tërë. Të mbarë Europës. Do marrim mbështetje financiare. Po ky vit po mbyllet shumë bukur, sepse nisi bukur me finalen e UEFA-s. Po Shqipëria ka patur sukses spektakolar në turizëm, more po punët shkojnë shumë mirë. Shkëlqyer. Nuk kemi qenë më mirë se kaq ndonjëherë, por ka një problem. Kjo kometë që fluturon lart e më lart, ka një bisht që i rëndon.
Sha(h)Mata e portit të Durrësit
Është lëshuar sot për të mijtën herë në mëhallën parlamentare politikani Edi Rama. Ka zënë foltoren e me dihatje emocionale të dikujt që ka brenga historike tashmë për mosmirënjohjen që mileti ka ndaj veprës së tij për mirësinë e kombëtarizmës sonë, ka folur gjerë e gjatë, e po flet akoma, për portin e Durrësit. Për avenirin xixëllues të tij sipas modelit Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai, duke e prezantuar këtë fener në cekinën shpirtërore tonën, të cilën ai e paska patur kusur të madhështisë dhe vizionit të rrallë në këto anë.
Demokracia bëhet antishqiptari për të mos prishur karadyzenin e qeverisë
Ministrat kanë marrë urdhër të flasin për antishqiptarin Sali Berisha. T’i zënë në gojë çdo gjë, projekte, koncesione që ata thonë se i ka për familjen e vet e kështu me radhë, vetëm e vetëm se ky, pra Saliu, ka njoftuar protestë më 6 dhjetor, kur mbahet në Tiranë, Samiti i BE-së. Tani ministrat e shkretë vetëm po flasin, siç edhe bën kryeministri, se për t’i bërë gjë Saliut, u pa puna: u bënë berberë klasi.
Ky është pazari i Gërdecit. I vërteti
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot me kallaballëkun digjital një hall të madh. Ai nuk po di si t’u shpjegojë të huajve kundërshtimin që po i bëhet në Shqipëri projektit të Portit të Durrësit duke sjellë si shembull ato që i quan pazarllëqe të Gërdecit.
Mirë vetes i thua duro si ke duruar se të dinë si veten e s’ke ç’u bën, po sekëlldi e madhe t’u shpjegosh të huajve se si mund të kulmojnë kaq lart injoranca me ligësinë dhe si mund të akuzohen investitorë të kalibrit të Muhammed Alabbarit për pazarllëqe të nivelit të Gërdecit!
Ndotësi i TEC-it Vlorë
Në një takim elektoral apo politik – po çfarë rëndësie ka tashmë – në Vlorë, kryeministri Edi Rama ka premtuar shumë gjëra. Poshtë hapësirës qiellore ku flututrojnë satelitët kuqezi, po ngrihet një Shqipëri e denjë për shekullin ku jetojmë, me një qeveri e cila madje siç tha z.
Pse duhet t’ua japë serbëve?
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i ka dhënë një rrugëdalje kryeministrit aktual, Edi Rama, lidhur me (draft)aferën e portit të Durrësit. Kur themi rrugëdalje, e kemi fjalën për propagandën.
Zoti Berisha e ka lidhur këtë çështje me dy vëllezër biznesmenë serbë, Kariç, që janë nën sanksione sepse bënë biznes me Lukashnkon e Bjellorusisë. Çdo gjë bën vaki, por akuza të tilla duhen provuar pasi ato nuk hyjnë në kategorinë e informacioneve që vijnë nga qytetar dixhital. Nëse vijnë në rrugë dixhitale, atëherë ka dyshime të forta për synimet e tyre.
Letër karboni
Kush ka punuar për një kohë në media e kujton mirë sesi çdo qeveri kur kap fundin edhe të ambicieve të veta, nis e vë në punë përherë e më shumë marifete. Sali Berisha p.sh sa herë kishte ndonjë hall, ia niste këngës së arrorëve, që ta bënte qesharake situatën e të zbuste tensionet, duke treguar në të njëjtën kohë se ishte i qetë.
Ankth për zhbërjen e një narrative të rreme
Në Konferencën Jubilare të 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur me shqetësim për të ardhmen e atdheut të tij të dashur. Teksa tundte një libërth në dorë(version anastatik i punimeve të Kongresit), z. Rama ka shfaqur brengën e një diference të madhe mes “kolosëve” të gjuhës dhe gjuhësisë, me atë që kemi sot.
Ministrja e Jashtme që flet e nuk thotë asgjë
Dëgjojeni ministren e Jashtme Olta Xhaçka sot në Parlament. Zonja njofton se flet për Politikën e Jashtme dhe në fakt bën replikë me opozitën, mbron e lavdëron kryeministrin, më tej, ngre ne qiell imazhin e Shqipërisë dhe diskuton në dy fjali analiza që i quan strategjike. Tani njeriu e ka të vështirë të kuptojë mençurinë e zgjedhjes së zonjës Xhaçka në një pozicion të tillë, nëse do të ishte për herë të parë në Shqipëri. Sepse ministër I Jashtëm është një pozicion pune me rëndësi, edhe në vende të vogla si yni.
Çfarë pate z. Rama?
Kryeministri Edi Rama e përcjell këtë video në Facebook nën titullin: Replikë.
Llaxore, këlysh të rrahur e kështu me radhë. Epitetet nuk kanë ndalur në një shfaqje që është mbyllur me avokatinë e zakonshme: Ky është thjesht një opinionin.