Ministrja e Jashtme që flet e nuk thotë asgjë

Postuar në 09 Nëntor, 2022 20:23

Dëgjojeni ministren e Jashtme Olta Xhaçka sot në Parlament. Zonja njofton se flet për Politikën e Jashtme dhe në fakt bën replikë me opozitën, mbron e lavdëron kryeministrin, më tej, ngre ne qiell imazhin e Shqipërisë dhe diskuton në dy fjali analiza që i quan strategjike. Tani njeriu e ka të vështirë të kuptojë mençurinë e zgjedhjes së zonjës Xhaçka në një pozicion të tillë, nëse do të ishte për herë të parë në Shqipëri. Sepse ministër I Jashtëm është një pozicion pune me rëndësi, edhe në vende të vogla si yni.

Madje aq më tepër si yni. Pa mohuar një lloj intrasigjence pa kuptim që ka çdo opozitë në vendin, tonë, nuk mund të mos vësh në dukje nivelin më të ulët të përfaqësimit personal dhe intelektual që mund të ketë patur kjo Ministri ndonjëherë me zonjën Xhaçka.

Zonja vjen në këtë detyrë pas heshtjes komode në Ministrinë e Mbrojtjes, për të cilën edhe është nën akuzë nga SPAK, një heshtje komode e parimit “e di shefi” dhe “urtë e butë e tigani plot” dhe ne as dëgjuam nga ajo ministry veç fjalëve në Kuvend dhe fjalëve në pritje delgacionesh të teksteve që janë  gatuar sa për të mos thënë asgjë. Ne duhet ta themi: ministrja jonë e Jashtme flet, por nuk thotë asgjë. Asgjë. Sepse në fakt është një zëdhënëse. Sigurisht zëdhënëse janë të gjitha ministret e z. Rama, përpjestuese gjinore të një politike gjoja barazie, por është fyese të lejosh që të kesh vetëm këtë rol.

Asnjë mesazh politik, asnjë diskutim, asnjë debat përtej Diksionarit kryeministror, të thatë e kërcitës, me fjalë e gjeste të njohura për publikun e që na vijnë si një lloj cirku brenda të cilit ka një diktaturë të çuditshme alla gedafiane. Por pa armë e uniforma, me bindje e përulje instinktive.

s.zaimi

Comments

Submitted by Brahush (not verified) on

Shume po habitna qe po pret me dale diqka prej kesaj. Ti tjetrat a i ke pa po? Qfare diferencet po kan?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.